GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Maratona në Pogradec, ja akset që bllokohen/ Mos kaloni…

20:30 - 28/07/23
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Maratona në Pogradec, ja akset që bllokohen/ Mos kaloni…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka ndermarrë një plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet ditën e nesërme në Pogradec.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nesër në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina:

Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

Disiplina e dytë (10 km) “mini maratonë”, e cila straton nga qendra e qytetit të Pogradecit dhe vazhdon drejt fshatit Buçimas dhe Tushemisht, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve se:

Akset rrugore “Lin-Pogradec”, “Qafë Plloçë-Pogradec”, segmenti i rrugës “Tushemisht-Pogradec” do të jenë të bllokuara në të dyja korsitë, nga ora 19:00 deri në orën 20:30. Gjithashtu do të bllokohen edhe rrugët në brendësi të qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e këtij aktiviteti.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti deri në përfundim të tij.

Etiketa: maratonamasaPogradec

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Socialistët e korruptuar në afera, Rama: S’kam ditur gjë, ma bënë prapa krahëve

Paralajmërimi/ Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com