GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Marco Giampaolo, i ftuari special i FSHF-së në kursin “UEFA PRO”

20:25 - 10/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Marco Giampaolo, i ftuari special i FSHF-së në kursin “UEFA PRO”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kursi “UEFA PRO” që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur që prej muajit shtator të këtij viti dhe po zhvillohet te shkolla e Trajnerëve në Kamëz. Kursi Uefa PRO është niveli më i lartë për një trajner futbolli dhe FSHF ka krijuar kushtet e duhura që ky kurs i rëndësishëm të zhvillohet edhe në vendin tonë. Prej vitesh tashmë, në këtë kurs marrin pjesë emra të rëndësishëm në botën e futbollit, si ish-futbollistë të Kombëtares apo lojtarë që kanë luajtur në kampionatin shqiptar, të cilët zgjedhin të vijojnë karrierën si trajner.

Ditën e hënë, më datë 13 nëntor në orën, 09:30, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një leksion për kursin Uefa PRO në sallën e konferencave në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të marrin pjesë jo vetëm pjesëmarrësit e këtij edicioni, të cilët po zhvillojnë kursin e nivelit më të lartë për një trajner futbolli, por edhe trajnerë tashmë të diplomuar dhe të licensuar me këtë diplomë.

Në konferencën e organizuar nga FSHF, do të ketë edhe një të ftuar shumë special. Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur me origjinë Italiane, Marco Giampaolo, i cili nëpërmjet një video-call do të ndajë me pjesëmarrësit e kursit eksperincën e tij si trajner futbolli dhe gjithashtu do të mbajë një leksion informues për botën e trajningut.

Marco Giampaolo është një emër mjaft i rëndësishëm në futbollit italian, pasi ka drejtuar shumë klube të njohura. Ai ka një karrierë të lavdishme prej më shumë se 20 vitesh në botën e trajningut, teksa për herë të parë është emëruar si asistent trajner në skuadrën e Pescarës. Cagliari është ekipi i parë që ai ka drejtuar si “timonier” kryesor dhe prej që atij momenti karriera e tij ka ardhur në rritje, duke trajnuar klubet e Siena, Catania, Cesena, Brescia, Cremonese, Empoli, Sampdoria, Milan dhe Tornio.

 

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Fshehje pasurie e korrupsion, SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën dhe Kryemadhin

Meta: Kryemadhi në SPAK? Është e pritshme dhe normale...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com