Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si mazhoranca socialiste po zhvillon punimet në Kuvend, duke akuzuar shumicën parlamentare se po miraton një numër të madh projektligjesh pa debat dhe diskutime të mirëfillta.
Në një videomesazh nga seanca plenare, Koçeku deklaroi se 17 ligje po kalojnë me shpejtësi, pa u diskutuar në Kuvend, pavarësisht rëndësisë që kanë për ekonominë dhe institucionet e vendit.
“17 ligje po kalojnë pa debat, me shpejtësinë e erës, në lidhje me Bankën e Shqipërisë, me Këshillin Fiskal, me akcizat, me bujqësinë dhe me pasuritë e konfiskuara. Po kalojnë pa marrë aspak parasysh situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi ynë këto ditë”, u shpreh deputetja.
Koçeku kritikoi kështu procedurën e ndjekur nga mazhoranca për shqyrtimin e nismave ligjore, duke vënë në pikëpyetje mungesën e debatit parlamentar për çështje që prekin fusha të rëndësishme të funksionimit të shtetit dhe ekonomisë.










Discussion about this post