GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mark Rutte merr zyrtarisht detyrën si kreu i NATO-s

10:55 - 01/10/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e tij është tashmë e përkohshme, Rutte merr vendimin drastik për të ardhmen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte mori sot zyrtarisht detyrën si kreu i NATO-s.

32 vendet e NATO-s emëruan kryeministrin holandez, Mark Rutte si sekretarin e përgjithshëm të tyre, në një kohë vendimtare për aleancën, ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj në Ukrainë.

Mark Rutte, 57 vjeç, zëvendëson norvegjezin Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në detyrë për 10 vjet.

”E di që NATO-n do ta lë në duar të sigurta”, ka reaguar ky i fundit në rrjetin social X.

”Marku është një mbrojtës i vërtetë i marrëdhënieve transatlantike, një lider i fortë dhe një ndërtues konsensusi”, shtoi ai.

Pasi filloi një karrierë në menaxhim biznesi duke punuar për ”Unilever”, Rutte hyri në politikën kombëtare në 2002 si anëtar i kabineteve të Jan Peter Balkenende.

Rutte fitoi zgjedhjet e udhëheqjes së VVD në 2006 dhe e udhëhoqi partinë drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 2010.

Pas negociatave të gjata të koalicionit, ai u bë kryeministër i Holandës.

Ai ishte liberali i parë në 92 vjet që u emërua kryeministër.

Një veteran i politikës evropiane, Mark Rutte mori shumë shpejt mbështetjen e vendeve më të rëndësishme të aleancës, duke filluar nga SHBA.

Emërimi i tij nuk ishte gjë tjetër veçse një formalitet pas tërheqjes së kandidaturës së presidentit rumun, Klaus Iohannis.

“Aftësi politike” 

Përveç kërcënimit rus, liderit holandez do t’i duhet të merret me rezultatin e zgjedhjeve amerikane në nëntor.

Vetëm SHBA përfaqëson gjysmën e peshës ushtarake të aleancës.

Perspektiva e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ndjek korridoret e NATO-s në Bruksel.

Tejet mosbesues ndaj aleancës, të cilën ai e cilësoi si të vjetëruar, miliarderi amerikan ka shtuar kritikat e tij ndaj aleatëve evropianë, të akuzuar se nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

Ndarja më e mirë e barrës është një kërkesë e vazhdueshme amerikane dhe Rutte ka theksuar vazhdimisht se Trump kishte të drejtë që kritikoi inercinë evropiane në këtë fushë.

Këto komente i dhanë atij titullin sufleri i Trumpit.

Kjo aftësi e supozuar për të bindur ish-presidentin amerikan padyshim funksionoi në favor të tij, në perspektivën e një rikthimi të mundshëm të miliarderit amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Holanda e Mark Rutte, megjithatë, ka treguar pak nxitim për të respektuar angazhimin e bërë në vitin 2014 nga vendet e NATO-s për t’i kushtuar të paktën 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake. Ky synim u arrit vetëm këtë vit.

Rutte, nga ana tjetër, është një mbrojtës i flaktë i Ukrainës.

Haga nënshkroi një marrëveshje këtë vit për dy miliardë euro ndihmë ushtarake për 10 vjet, duke shtuar më vonë një miliardë të tjerë.

Holanda ka udhëhequr gjithashtu përpjekjet për t’i siguruar Kievit avionë luftarakë F-16, një lëvizje e përshkruar si “historike” nga Zelensky.

”Falë viteve të përvojës së tij në politikën holandeze dhe në skenën ndërkombëtare, Rutte ka zhvilluar një aftësi reale për të gjetur ekuilibra”, shpjegon Philippe Dickinson, i Këshillit Atlantik.

“Kjo aftësi politike do të testohet në një nivel të paprecedentë në vitet në vijim”, theksoi ai.

Etiketa: Mark RutteNATO

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Heshtën për Salianjin por jo për tensionet në Kuvend, Ambasadori i BE: Për të ardhur keq…

Heshtën për Salianjin por jo për tensionet në Kuvend, Ambasadori i BE: Për të ardhur keq...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com