GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca ka arritur të përmbysë epërsinë që kishte Rusia në prodhimin e municioneve, duke theksuar se industritë perëndimore të mbrojtjes po punojnë me kapacitete më të larta se kurrë më parë.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Industrisë së NATO-s në Bukuresht, Rutte u shpreh se “deri vonë, Rusia prodhonte më shumë municione sesa të gjithë aleatët e NATO-s së bashku, por kjo nuk është më e vërtetë”.

Ai theksoi se aktualisht janë hapur dhjetëra linja të reja prodhimi dhe po zgjerohet infrastruktura ekzistuese për të përmbushur nevojat në rritje të aleancës. “Po prodhojmë më shumë se sa kemi bërë në dekada”, tha Rutte.

Shefi i NATO-s nënvizoi se një industri e fuqishme mbrojtëse është thelbësore për një aleancë të fortë dhe se vendimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 po ndikon ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake — nga avionët luftarakë, tek tanket, dronët dhe municionet.

Sipas tij, vetëm rritja e fondeve nuk mjafton pa aftësi dhe teknologji të avancuar. “Duhet të kemi pajisjet, fuqinë e zjarrit dhe inovacionin më të përparuar,” u shpreh Rutte.

Ai paralajmëroi gjithashtu se kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, duke përmendur bashkëpunimin e rritur mes Moskës, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit.

“Nuk mund të jemi naivë. Duhet të jemi të përgatitur,” shtoi ai, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të thellë dhe ritme më të shpejta prodhimi brenda NATO-s.

Lajme të lidhura

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë
Breaking Views

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26
Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë
Breaking Views

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Durrës/ Makina përplaset me policinë në zonën e aksidentit fatal të dy fëmijëve
Aktualitet

Durrës/ Makina përplaset me policinë në zonën e aksidentit fatal të dy fëmijëve

14:05 - 17/05/26
Para
Ky është 21-vjeçari i cili humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore

Ky është 21-vjeçari i cili humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë
Breaking Views

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në llogarinë e saj...

Lexo më shumë
Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Durrës/ Makina përplaset me policinë në zonën e aksidentit fatal të dy fëmijëve

Durrës/ Makina përplaset me policinë në zonën e aksidentit fatal të dy fëmijëve

14:05 - 17/05/26
U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës

14:00 - 17/05/26
“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz

“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz

13:56 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com