GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Marrëveshja e Ohrit nuk është traktat legal”, Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq: Çfarë po negocion BE?

17:49 - 30/06/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Marrëveshja e Ohrit nuk është traktat legal”, Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq: Çfarë po negocion BE?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është pyetur dje rreth letrës së ish- kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dërguar Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit (EEAS), e cila ka shkruar se “marrëveshja  për normalizim nuk përfaqëson një traktat legal nën të drejtën ndërkombëtare”.

Gazetari gjerman Michael Martens e ka pyetur emisarin duke i thënë që “nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE”.

Kryeministri Kurti të mërkurën e ka refuzuar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq pikërisht për këtë- ka kërkuar që Serbia të tërheqë letrën e Bërnabiq, të nënshkruajë marrëveshjen dhe të dorëzojë terroristin Radojiçiq që më pas të ecet drejt zbatimit.

Lajçak duke u përgjigjur për këto çështje ka thënë se BE e përsërit vazhdimisht  në takime se Radojiçiq s’ka imunitet dhe se duhet të jap llogari.

Më pas ai në mënyrë më të detajuar i ka adresuar kërkesat e Kurtit për formalizim të marrëveshjes dhe letrën e Bërnabiq.

“Si përfaqësues i BE’së mund të japë definicionin se çka nënkupton normalizimi, siç është në dokumentin e BE’së, që i bie, të lehtësojmë dhe ndihmojmë që Kosova e Serbia të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht obligative që do t’i normalizojë raportet e tyre dhe zgjidh çështjet e hapura ekzistuese mes tyre. U takon palëve, Kosovës dhe Serbisë të definojnë se çfarë nënkupton normalizimi, por kur themi marrëveshje ligjërisht obligative kjo thotë shumë”, ka thënë si.

“Së dyti, marrëveshja që e kemi arritur vitin e kaluar shkurt/ mars në Bruksel dhe pastaj në Ohër, është marrëveshje ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Iu është thënë palëve dhe janë pajtuar me këtë gjatë takimit tonë në Ohër se është bërë në linjë me Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve që thotë se marrëveshja mund të normalizohet me nënshkrim ose mënyrë tjetër për të cilin pajtohen palët, në këtë rast është formalizuar me anë të deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë Borell”, ka theksuar ai.

Sipas, diplomatit që deri në janar pritet të lehtësojë dialogun Kosovë- Serbi, BE ka thënë shumë herë se marrëveshja është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe para së gjithash provizionet e kësaj marrëveshje janë bërë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë, pjesë e relacioneve formale mes Serbisë dhe BE’së.

“Kështu që po humbim shumë kohë duke diskutuar dicka që vërtetë nuk është aq relevante. Ajo që është relevante është se kemi bërë shumë pak progres ose hic në implementim e kësaj marrëveshje. Kjo është cështja kyce” ka shtuar ai.

“Nuk mendoj se duhet të tërhiqemi në një diskutim legal. Ne e kemi bërë të qartë se është legale dhe e kemi thënë shumë herë. Kur e shikoni këtë nga ana politike dhe nga perspektiva logjike Kosova dhe Serbia duhet ti normalizojnë raportet përndryshe sdo të bëjnë progres na rrugën evropiane dhe marrëveshja që e kami arritur në Ohër është rruga drejt normalizimit” ka theksuar Lajçak.

gijotina.com/

Etiketa: KosovaKryesore1Miroslav Lajack

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra
Aktualitet

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Para
Iu sekuestruan 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon sërish: Le të verifikohem! Siç kam zemrën…

Iu sekuestruan 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon sërish: Le të verifikohem! Siç kam zemrën…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com