GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

11:19 - 23/04/24
në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

BE vendos një kuadër të ri negociues për Serbinë në kapitullin e 35 për anëtarësim në BE. Këshilli i Ministrave të BE-së do të diskutojë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës mbi bazën e raportit të Josep Borrell.

Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e shkuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut tanimë është pjesë zyrtare e kapitullit të 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Këtë ndryshim të kapitullit të 35 e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë një takimi që u mbajt në Luksemburg. Aty u tha,se qëndrimi do t’i transmetohet Serbisë me anë të një letre.

Në tekstin e ri të kuadrit negociues theksohet, se “Serbia zbaton plotësisht detyrimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”. Këshilli i Ministrave tha se “palët (Kosova e Serbia) janë pajtuar që detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt integrimit evropian”. Nga autoritetet e Beogradit akoma nuk ka patur reagim për kuadrin e ri negociues të BE-së për Serbinë.

Marrëveshja e Ohrit dhe ngrirja e saj

Në shkurt të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia, u pajtuan për një marrëveshje normalizimi, bazuar në një plan i njohur si nisma franko gjermane. Disa ditë më vonë me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ata u pajtuan edhe  me udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes. Ajo kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë torritoriale të njëra-tjetrës. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Me 27 tetor të vitit të shkuar, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa, Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Por gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet Kosovë Serbi u tensionuan sidomos në veri të vendit me largimin e serbëve nga institucionet, që kulmuan me sulmin e 24 shtatorit në Banjska, kur një grup serbësh vranë një polic të Kosovës. Serbët e veriut në katër komuna, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, bojkotuan edhe referendumin e së dielës, më 21 prill për të larguar nga detyra kryetarët shqiptarë. Organizimi i këtij referendumi ishte  edhe kusht i BE-së për Prishtinën zyrtare që ta shtensionojë situatën në veri. Kosova ishte ndëshkuar  me vendosjen e masave nga BE-ja për veprimet e saj të pakoordinuara më herët.

Kosova kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Ndonëse serbët refuzuan të marrin pjesë në referendum, autoritetet e Kosovës, i kërkuan Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese të vendosura vitin e kaluar. Qeveria e Kosovës i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese, pas përmbushjes së detyrimeve për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri të vendit.  “Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Kosova ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë./dw

Etiketa: BEKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë
Aktualitet

Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

11:29 - 23/02/26
Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku
Aktualitet

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

10:55 - 23/02/26
Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter
Aktualitet

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter

10:27 - 23/02/26
Para
OKB thirrje Britanisë të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Rwanda

OKB thirrje Britanisë të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Rwanda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’
Aktualitet

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’

11:36 - 23/02/26

Sokol Balla është paraqitur sot në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është...

Lexo më shumë
Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

11:29 - 23/02/26
Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

10:55 - 23/02/26
Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra)

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra)

10:46 - 23/02/26
Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

10:42 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com