GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Marrëveshja e patentave si kartel kriminal

19:58 - 17/02/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri – Marrëveshja mes Drejtorit te Transportit Rrugor, atij te Tatimeve dhe Shoqatës se Autoshkollave është kartel i pastër kriminal.

Në marrëveshje thuhet shprehimisht se për patentat e klasit B, kostoja minimale fiskale do të jete si më poshtë:

Për marrjen e njohurive teorike – 30 mijë lekë,

Për marrjen e njohurive praktike- 55 mijë lekë,

Totali për marrjen e patentës B – 85 mije lekë.

Patenta B është patenta masive që nevojitet për të drejtuar autoveturat. Në pamje të parë këtu duket sikur kanë përcaktuar koston për qellime fiskale. Por shiko çfarë shkruajnë tek paragrafi tjetër:

‘Palet janë dakortësuar se tarifat e pagesës së përgatitjes për marrjen e njohurive teorike dhe njohurive praktike për drejtues mjeti (Kosto minimali fiskale K.M.F duke përfshirë dhe TVSH) … do të jetë e njëjtë për të gjithë subjektet që zhvillojnë aktivitetin Autoshkollë në Republikën e Shqipërisë dhe do të jetë sipas tabelës së mëposhtme dhe është pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje’.

Pra këta nuk i kanë dhënë vetëm karakter fiskal, sic është për shembull kostoja minimale fiskale e ndërtimit. Që apartamenti shiten në treg me çmim të lirë dhe shteti e mbledh taksen mbi një çmim dysheme fiskal. Ne rastin e patentave, këta kanë bërë fiksim çmimi të detyrueshëm.

Ky është karteli në formën e tij më të rëndë. Madje me arkitekte zyrtarët publike. Në këtë rast, kokat e kartelit janë drejtori i Transportit Rrugor, drejtori i Tatimeve dhe kreu i Shoqatës së Autoshkollave.

Pasi lajmi i dyfishimit të çmimit të patentave doli në media, Blendi Gonxhja beri një reagim të padëgjuar më parë. Nuk tha që ky është lajm i rremë, por tha se është lajm i gabuar. Në fakt kjo e dyfishon çmimin. Këtej e tutje njerëzit do të paguajnë 850 dollarë për të marrë patentën sepse kështu do Gonxhja i Transportit, Cenua i Tatimeve dhe Lazja i Autoshkollave.

Ndaj ne duhet te kriminalizojmë kartelet në Kod Penal. Sa herë që këta bëjnë nga këto paçavuret kështu, duhet të kërcasin prangat. Se kjo nuk ka asnjë ndryshim nga vjedhja që bën një hajdut, kur te hyn në shtëpi apo vjedhja e një zyrtari me tendera.

Është e njëjta gjë. Madje kjo është më e rëndë.

Etiketa: klodian tomorripatentave

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Sa do të shkojnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit

Plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

11:45 - 16/01/26

Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Shkambi akuzohet veprat penale të “Vrasja...

Lexo më shumë
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

11:39 - 16/01/26
Kryebashkiaku socialist organizon piknik me taksat e qytetarëve

Mister në Tropojë! I mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen

11:24 - 16/01/26
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

Përfitoi 30 milion euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e një spanjolli

11:00 - 16/01/26
Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com