GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Marrëveshja Kosovë-Serbi, zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve

16:30 - 14/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Njohja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kërcënon Serbia: Nuk do rrimë duarkryq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të arritur në pikën finale, njohjen e ndërsjellë, pak është thënë në publik se për çfarë është diskutuar dhe po diskutohet konkretisht. Herë pas here është folur për çështje të shkëputura, por deri më tani, publiku nuk ka parë një kornizë të negociatave.

Abcnews.al sjell për herë të parë një dokument kornizë të këtyre negociatave i cili përmban elementet e “kornizës së përgjithshme të marrëveshjes juridikisht të detyrueshme ndërkombëtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” Në dokument flitet për parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe bazuar në njohjen e ndërsjellë (normalizimin) dhe kontekstin ndërkombëtar. Flitet gjithashtu për “angazhime specifike dhe garanci të ndërsjella shtesë për shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë”, zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe Dispozitat përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, veçanërisht pas vizitës së të dërguarve francezë dhe gjermanë, është diskutuar edhe në takimin e paparashikuar dhe “urgjent” të kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.

Burime të Abcnews.al thonë se dokumenti i fundit që iu është dhënë politikanëve kryesorë në Kosovë dhe Serbi, përmban të paktën dy pika të ndjeshme, për të cilat duket e vështire të ketë marrëveshje. Bëhet fjalë për kufijtë dhe mënyrën sesi do t’iu referohet atyre në dokument.

Është folur për formate të ndryshme të dokumentit përfundimtar të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe sesi do të trajtohej kjo çështje, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për propozimet e bëra. Një nga modelet e diskutueshme që ka të bëjë me kufijtë dhe pasojat që ka mungesa e demarkimit të qartë dhe përfundimtar të tyre, është ai i Izraelit.

Shteti i Izraelit u pranua në Kombet e Bashkuara (OKB) si anëtari i tij i 59-të më 11 maj 1949, por më shumë se 70 vjet pasi shpalli shtetësinë, kufijtë e tij ende nuk janë zgjidhur plotësisht. Udhëheqja hebraike në Palestinë shpalli krijimin e Shtetit të Izraelit më 14 maj 1948, në momentin kur mandati britanik përfundoi, por pa shpallur kufijtë e tij.

Të nesërmen Izraeli u pushtua nga pesë ushtri arabe, duke shënuar fillimin e Luftës së Pavarësisë së Izraelit. Luftimet përfunduan në vitin 1949 me një sërë armëpushimesh, duke prodhuar linja armëpushimi përgjatë kufijve të Izraelit me shtetet fqinje dhe duke krijuar kufijtë e asaj që u bë e njohur si Rripi i Gazës, Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor. Shtetet arabe përreth refuzuan të njohin Izraelin, që do të thotë se kufijtë e tij mbetën të pacaktuar.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në kufij të përcaktuar qartë, madje edhe në flamurin e saj, dhe është njohur nga më shumë se 100 vende. Kufiri I saj më I ndjeshëm mbetet ai verior ku kufitarët e Kosovës në njërën anë kanë përballë Serbinë dhe në anën tjetër, serbët e veriut, që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë në pjesën veriore./Abcnews.al/

 

Etiketa: diskutimetkornizaKosovemarreveshjapikatSerbi

Lajme të lidhura

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Para
Mediu takon disa senatorë amerikanë në SHBA: Vlerësuan partneritetin me Shqipërinë

Mediu takon disa senatorë amerikanë në SHBA: Vlerësuan partneritetin me Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com