GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Renzi: Zgjidhje jopraktike

09:02 - 07/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Renzi: Zgjidhje jopraktike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë mes Melonit dhe Ramës për ndërtimin e 2 qendrave të strehimit në Shqipëri, me qëllim për të menaxhuar fluksin e emigrantëve.

Renzi e shikon me skepticizëm këtë marrëveshje, ndërsa deklaron se deri tani Meloni ka dërguar në Shqipëri vetëm turistë.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është që këta emigrantë të paligjshëm që kalojnë Mesdheun, të dërgohen në punë ndërsa çdo gjë tjetër tingëllon më shumë si reklamë.

“Le të shohim nëse kalojmë nga fjalët në veprime. Është qeveria që duhej të bllokonte zbarkimet. Për momentin në Shqipëri Meloni na ka dërguar turistë vetëm këtë verë. Të shohim nëse kjo zgjidhje do të funksionojë, unë vazhdoj të mendoj se ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është dërgimi i këtyre njerëzve në punë. Ruajini në det dhe më pas dërgojini në punë. Pjesa tjetër më tingëllon si reklama, pastaj do të shohim nëse do të funksionojë. Më duket një zgjidhje mjaft teorike dhe jopraktike”, ka deklaruar Matteo Renzi.

Marrëveshja

Shqipëria nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj.

Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa lejeqëndrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Do të qarkullojnë në vit deri në 36 mijë persona, natyrisht jo njëkohësisht, pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 vendstrehime.

Meloni deklaroi se në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

Etiketa: EmigrantëItalirenzi

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Foli për luftën në Gaza/ Babai i Angelina Jolie: Shumë i zhgënjyer…

Foli për luftën në Gaza/ Babai i Angelina Jolie: Shumë i zhgënjyer...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com