GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Marrëveshja nuk është e jashtëligjshme, por model nëse funksionon

08:29 - 16/05/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Marrëveshja nuk është e jashtëligjshme, por model nëse funksionon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët nëse funksionon do të jetë një model për shtete të tjera.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët nëse funksionon do të jetë një model për shtete të tjera. Në një intervistë për gazetarin Maurizio Belpietro në kuadër të aktivitetit ‘Il giorno della verita’, Meloni theksoi se ka shtete që kanë shfaqur interes.

Meloni tregon gjatë intervistës se gjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin çek, ai ka kërkuar më shumë detaje lidhur me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Meloni zbulon se i është dukur një pakt interesat që mund të zbatohet në vijim edhe nga shtete të tjera.

”Le të themi se është bërë gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar punën tonë, por ne vazhdojmë ta bëjmë atë punë dhe rezultatet vijnë ngadalë, apo jo? Jo me shpejtësinë që të gjithë shpresonim, por rezultatet po vijnë.

Deri më sot, emigrantët e paligjshëm në rrugën e Mesdheut Qendror janë ulur me më shumë se 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra, pak nga pak kjo punë po jep fryte dhe është një rrugë e ndjekur tashmë në Bashkimin Evropian. Ndaj kam besim se edhe falë votës së qytetarëve, ne mund t’i themi përfundimisht Evropës se kjo është rruga që duhet ndjekur”

Nuk është jashtëligjshme është krejtësisht e realizueshme dhe them më shumë: nëse funksionon mund të jetë model dhe disa shtete po na pyesin se si funksionon. Dje ishte kryeministri i Çekisë, folëm gjatë për këtë, ai tha: “Giorgia, a mund të më shpjegoni qartë se si funksionon marrëveshja me Shqipërinë? E konsideroj shumë interesante, për mendimin tim është një iniciativë që duhet të përsëritet”. Pra, tashmë ka një debat që është zhvendosur. Është e qartë se këtu vota e qytetarëve bëhet thelbësore për të forcuar këtë linjë“, tha Meloni.

Kryeministrja italiane shprehet se marrëveshja me vendin tonë nuk është e jashtëligjshme, ndërsa kritika ka edhe për të majtën në Itali, duke thënë se nuk propozojnë zgjidhje të problematikës me emigracionin, por sulmojnë paktin.

Etiketa: Edi RamaGiorgina Meloni

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Biden dhe Trump pajtohen për dy debate zgjedhore

Biden dhe Trump pajtohen për dy debate zgjedhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com