GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshja Meloni-Rama për kampe refugjatësh, vjen reagimi nga BE

18:02 - 08/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Varhelyi vjen nesër në Tiranë, cila është arsyeja e vizitës së tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hungarezi Oliver Varhely, Komisioner për Zgjerimin, është zyrtari i parë i lartë nga Bashkimi Europian që ka reaguar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni, për ndërtimin e dy kampeve për refugjatët në Shqipëri. Një nga qendrat pritëse do të jetë në Shëngjin, ndërsa akomodimi i atyre që mund të vijnë do të jetë në Gjadër.

Varhely, iu përgjigj eurodeputetëve italianë në Komisionin e Jashtëm të PE për  marrëveshjen, ndërsa tha se po analizohet, duke shtuar se i dukej një model interesant.

“Po analizojmë marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore, është një model interesant.

Tashmë ka një bashkëpunim të mirë të sigurisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për shembull përpjekjet e mëdha të Policisë Financiare në vitet 2020 dhe 2021 që ndryshuan realitetin në terren. Kështu që unë besoj se çdo lloj bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë për Europën duhet vlerësuar dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë”, tha ai.

Hungaria, vendi nga vjen Varhely, nuk ka pranuar emigrantët, madje ishte ndër të parat shtete të BE-së që refuzuan në mënyrë kategorike, kuotat për shpërndarjen e emigrantëve që zbarkonin në kufinjtë e BE-së. Qeveria Orban është kritikuar në jo pak raste lidhur me sjelljen apo qasjen e treguar ndaj emigrantëve që tentonin të hynin në BE përmes rrugëve të paligjshme.

Gjithsesi në pozicionin e një zyrtari të Brukselit, Varhely e konsideron si interesant modelin e paraqitur në marrëveshje, përsa kohë nga një marrëveshje e tillë, nuk preken interesat e vendit të tij, Hungarisë.

Ditën e djeshme u publikua marrëveshja e  plotë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët.

Në këtë marrveshje përcakohet se shteti fqinj do të marr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.

Në nenin 4  theksohet se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e emigrantëve. Kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Në dokumentin e firmosur zyrtarisht nga Rama dhe Meloni të hënën në Romë përcaktohet se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit dhe mbrojtjes, pra jo më shumë se 45 ditë.

Protokolli do të mbetet në fuqi për 5 vjet. Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër 5-vjeçare.

Etiketa: BEKryesore1marreveshjeMeloniRama

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
U gjet i pajetë në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, i moshuari u vra nga…

Aksidenti, autobusi përplas këmbësorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com