GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshja për Portin e Durrësit 2 mld euro, shteti merr thërrimet

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja për Portin e Durrësit 2 mld euro, shteti merr thërrimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në projektin 2 miliardë dollarë te Ballinës së Durrësit, që do të zbatohet nga Eagle Hills Real Estate Development dhe shteti shqiptar parashikohet një fitim të ulët për këtë të fundit.

Relacioni i marrëveshjes së miratuar një javë më parë në qeveri parashikon se fitimi real të jetë 2% i xhiros vjetore të Marinës.

Thuajse të gjithë nenet e projektligjit të marrëveshjes citojnë shtojca dhe elemente që qeveria ka preferuar t’i mbajë sekret, duke e lënë kështu në terr publikun mbi përfitimet reale të tij, që nga një investim gjigant i kësaj natyre do të ketë vetëm “thërrime”.

Një nga paqartësitë më të mëdha lidhet me faktin se projekti që parashikon kompleks ndërtimor dhe një marinë për jahtet lë të kuptohet se përfitimi do të llogaritet vetëm mbi 2% të xhiros së Marinës. Pra zona ku do të ankorohen jahtet si dhe pjesa e biznesit e lidhur me Marinën.

Relacioni

“Investitori strategjik do t’i paguajë MIE-s një tarifë vjetore të barabartë me dy (2) për qind të xhiros vjetore që investitori strategjik do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar.

Menjëherë pas mbarimit të kohëzgjatjes së marrëveshjes për Marinën përkatëse të drejtat e investitorit strategjik do të mbarojnë automatikisht dhe pronësia e Marinës dhe aseteve përkatëse, duke përfshirë, por pa kufizim, të pajisjeve elektromekanike dhe kompjuterike në lidhje me të, do t’i transferohet MIE-së, dhe Investitori Strategjik nuk do të ketë më të drejta t’i përdorë dhe gëzojë ato”, thuhet në relacionin e dorëzuar në Kuvend për projektin që do të zerë vendin e portit aktual të Durrësit.

Dokumentet e paqarta

Dokumentet nuk janë shumë të qarta për përfitimin real nga ndërtimet rezidenciale dhe ato të biznesit që do të ketë ky projekt dhe ku fitimet e investitorit pritet të jenë të jashtëzakonshme në kushtet kur toka e vënë në dispozicion i garantohet nga shteti, taksa e infrastrukturës dhe strehimit social po i falen duke e llogaritur si pjesën takuese të shtetit shqiptar në investim.

Perceptimi mbi një përfitim minimal të shtetit në këtë projekt duket se përforcohet nga mosdhënia e detajeve të nevojshme për çdo element të marrëveshjes, e cila vijon të jetë e papublikuar dhe do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Shteti tenton që në marrëveshje të theksojë se do të ketë të drejtën e vendosjes së vetos në çështje të rëndësishme të asamblesë së aksionerëve, si dhe një kontroll mbi aspektet financiare të zbatimit të projektit por të gjitha këto janë të ndara nga përfitimi real që do të marrë nga zbatimi.

Lidhur me financimin e projektit që do të zbatohet në dy faza relacioni i projektligjit të marrëveshjes parashikon që “financimi i investitorit strategjik do të sigurohet përmes kombinimit të:

–           financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i;

–           financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it;

–           të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik;

–           huamarrjes nga institucionet financiare, dhe

–           investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i;

Në këtë marrëveshje është synuar që pesha e investimit t’í bjerë vetëm palës investuese, pasi ajo e ka marrë përsipër investimin”.

/Monitor.al/

Etiketa: Kryesore1porti i Durresit

Lajme të lidhura

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Para
Fshatin e “hëngri” emigracioni! Në Visokë të Mallakstrës vetëm pleqtë nuk ikin dot

Fshatin e “hëngri” emigracioni! Në Visokë të Mallakstrës vetëm pleqtë nuk ikin dot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida...

Lexo më shumë
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com