GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Marrëveshja për reciprocitetin, Vuçiç: E konsideroj sukses të madh të Serbisë

13:41 - 30/09/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për reciprocitetin, Vuçiç: E konsideroj sukses të madh të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel lidhur me situatën e krijuar në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak. Sipas mediave të huaja, Vuçiç konfirmoi se pala serbe në Bruksel ra dakord me pikat e marrëveshjes.

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”.

Duke folur për tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu, Vuçiç tha se e cilëson sukses të madh për Serbinë marrëveshjen e arritur sot.

“Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë. Në kuadër të pikë 3 të marrëveshjes, palët u morën vesh që një Grup Punues, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të BE-së, Prishtinës dhe Beogradit, do të obligohet ta gjejë një zgjidhje të përhershme në një afat prej 6 muajsh. Takimi i parë do të jetë më 21 tetor dhe për gjashtë muaj Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij dhe zgjidhjen përfundimtare për nivelin më të lartë të formatit të dialogut. Kjo është ajo që është arritur”, tha Vuçiç.

Sipas tij, pika për vendosjen e afisheve në targat e veturave të njëra-tjetrës ishte propozim i Serbisë, ndërsa tha se qytetarët e të dy anëve nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Pas dy ditësh bisedime në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, është arritur marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja në fjalë përmban tri pika, që përfshijnë zhbllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjak duke filluar nga e shtuna. Sipas marrëveshjes, nga e hëna Kosova dhe Serbia do të përdorin afishe për automjetet që vijnë nga njëra-tjetra. Kjo do të shërbejë si masë e përkohshme.

Po ashtu, një grup pune i përbërë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe i kryesuar BE, do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave. Takimi i parë i grupit të punës është paraparë të mbahet më 21 tetor në Bruksel.

Etiketa: Alexander VucicSerbi

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Gjendja aktuale e sigurisë, Konjufca takon komandantin e KFOR-it, Federici: Serbia, destabiliteti në Kosovë

Gjendja aktuale e sigurisë, Konjufca takon komandantin e KFOR-it, Federici: Serbia, destabiliteti në Kosovë

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com