GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë

09:32 - 04/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehet e bindur se marrëveshja me Italinë për emigrantët do të funksionojë. Pavarësisht se Gjykata e Romës deri më tani ka pezulluar qëndrimin e emigrantëve në qendrat në Gjadër, Meloni në një intervistë për median italiane “Quarta Repubblica” thotë se qeveria italiane po punon për të gjetur zgjidhje.

“Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk marr impenjime që nuk mund t’i mbaj dot”, tha ajo.

Gazetari: Po gjyqtarët nuk i lejojnë emigrantët të ikin atje.

“Mos u shqetëso. Ka zgjidhje, po punojmë. Projekti i Shqipërisë sipas meje duhet të funksionojë. Po punojmë që të funksionojë”, shtoi ajo.

Sipas Melonit, kjo marrëveshje është inovative dhe do bëjë gjithçka që të funksionojë. Jo më kot , kryeministrja italiane shprehet se po i kushtojnë vëmendje të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

“Për mendimin tim, projekti shqiptar duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar atë. Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet në Bashkimin Evropian, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore, ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane shprehet se e dinte që do hasej me shumë pengesa sidomos në politikat për të zgjidhur çështjen e emigracionit. Por, Meloni theksoi se nuk duhet të ndalen para pengesave dhe prandaj shprehet e bindur se do të gjejë zgjidhje.

“Unë kisha marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate. Jam e pajisur, e dija, veçanërisht për emigracionin, sepse e dija që do të kishte kundërshtime shumë të gjera. E dija që do të kisha hasur në shumë pengesa, kjo që po shohim, e dija që shumë nuk do të ishin dakord me këto iniciativa, pas së cilës mendoj se nuk duhet të ndalemi para pengesave që ne hasim dhe prandaj vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë”, theksoi më tej Meloni.

Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër janë bosh.

Ndonëse me personel të reduktuar, autoritetet Italiane vijojnë ti mbajnë të hapura, ku janë në pritje të vendimeve të drejtësisë në lidhje me këtë marrëveshje.

 

 

Etiketa: marreveshjeMeloniRama

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
Video – I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet një apartament dhe 3 makina

Video - I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet një apartament dhe 3 makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet
Ekonomi & Sociale

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

Prokuroria e Elbasanit ka filluar me iniciativë të saj hetimet për dëmtimet që prej ditës së djeshme kanë sjellë bllokimin...

Lexo më shumë
Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

13:00 - 22/02/26
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26
Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com