GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n/ Çfarë përfiton Kosova

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n/ Çfarë përfiton Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), pas bisedimeve që zgjatën më shumë se dy vjet e gjysmë. Kush është pjesë e shoqatës, si do të përfitojnë prodhuesit kosovarë nga marrëveshja e tregtisë së lirë dhe cilat janë lehtësitë për ta?

Nëse një prodhues vendës kosovar është detyruar të paguajë një tarifë shtesë doganore prej 10 për qind për t’i eksportuar mallrat e veta në një vend me mërgatë të madhe, si Zvicra, nga tani ai, lëre më që nuk do të paguajë çmim shtesë, por nuk do të paguajë fare tarifë doganore.

Këtë e ka mundësuar një marrëveshje e saponënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), ku, përveç Zvicrës, bën pjesë edhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

Heqja e tarifave është një nga lehtësitë që do t’i gëzojnë kompanitë kosovare që eksportojnë apo duan të eksportojnë në vendet anëtare të EFTA-s, me të cilën Kosova e nënshkroi më 22 janar një Marrëveshje për Tregti të Lirë, më pak se tri vjet pasi i hapi bisedimet me këtë organizatë.

Marrëveshja ofron shumë mundësi, përfshirë ato për importimin dhe eksportimin e mallrave. Konsumatorët dhe kompanitë mund të gëzojnë çmime më të lira, ndërsa kompanitë vendëse mund t’i shesin produktet e tyre më me lehtësi në tregjet e huaja.

Marrëveshja u mundëson kompanive në vendet kontraktuese qasje të ngjashme ose më të mirë sesa konkurrentët e tyre nga vendet e treta, sipas EFTA-s.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje nënkupton shumë për Kosovën.

“Marrëveshje të tilla, për një treg të vogël, siç është Kosova, duhet të kenë qëllim strategjik sa më shumë, sepse kjo u ndihmon investimeve të huaja, sepse çdo investitor që vjen në Kosovë i prodhon dhe eksporton mallrat në këto vende të EFTA-s”, pohon Rafuna.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i bindur pas nënshkrimit të marrëveshjes në Davos të Zvicrës se ajo “do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët e të gjitha vendeve [palë]”.

Kush përfiton më së shumti nga kjo marrëveshje?

Marrëveshja mes Kosovës dhe EFTA-s mbulon fusha si tregtia e mallrave dhe shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, lehtësimin tregtar, zhvillimin e qëndrueshëm tregtar, dhe provizionet ligjore e horizontale.

Sipas Rafunës, prodhuesit vendës do të përfitojnë më së shumti nga kjo marrëveshje, për arsye se do ta kenë mundësinë që të gjitha produktet me origjinë të Kosovës t’i eksportojnë në këto vende, pas pasur nevojë të paguajnë tarifë doganore. E njëjta do të vlejë edhe për mallrat që hyjnë në Kosovë nga këto vende.

“Ne kemi diasporë shumë të madhe në Zvicër, dhe falë kësaj marrëveshjeje ata do të përfitojnë, për t’i tërhequr produktet e Kosovës në tregun zviceran, por edhe produktet e tyre, apo partnerëve të tyre, në tregun kosovar, pa tarifë doganore”, thotë Rafuna.

Kompania “S//Sprint”, me bazë në Podujevë, e cila merret me prodhimin e veshjeve sportive, ka vite që eksporton prodhimet e veta në anëtaren e EFTA-s, Zvicrën, si dhe në vende të tjera rajonale dhe evropiane.

Pronari i saj, Sami Sopa, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania është përballur në të kaluarën me vështirësi për të eksportuar në tregun zviceran, duke u detyruar të paguajë tarifë shtesë doganore.

“Kur është futur malli i Kosovës në Zvicër, ata kanë menduar që është evropian, më vonë kanë konstatuar që është nga Kosova, dhe kanë kërkuar pagesë shtesë deri në 10 për qind”, tregon Sopa.

Ai shpreson se marrëveshja do t’ia lehtësojë eksportin në tregun zviceran, të cilin e cilësoi si “shumë të volitshëm dhe të rëndësishëm për ne, sepse kemi shumë mërgimtarë atje, të cilët i blejnë produktet tona”.

Rreth 115.000 kosovarë jetojnë në Zvicër, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022 të Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Imigrim. Agjencia e Statistikave e Kosovës ende s’i ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 për kosovarët që jetojnë në Zvicër.

Sopa thotë se kompania e tij do të synojë ta shfrytëzojë edhe mundësinë që marrëveshja e re ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s ua ofron kompanive kosovare për të eksportuar mallra edhe në tregjet e vendeve të tjera.

Cili është bilanci tregtar mes Kosovës dhe EFTA-s?

Tregtia dypalëshe mes Kosovës dhe EFTA-s nisi qysh në vitin 2008, pas pavarësimit të vendit.

Prej atëherë, ka shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa më 2023 e arriti shifrën më të lartë: 176 milionë euro, sipas të dhënave në ueb-faqen e kësaj organizate.

Gjatë vitit 2023, Kosova eksportoi në vendet e EFTA-s mallra në vlerë prej 76 milionë eurosh, ndërsa importoi produkte nga to në vlerë prej 99 milionë eurosh.

Shkalla mesatare e importit shënoi rritje prej 20.4 për qind në pesë vjetët e fundit, ndërsa ajo e eksportit 26.6 për qind gjatë asaj periudhe.

Tregtia ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës gjatë vitit 2023 arriti vlerën e 141 milionë eurove. Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 75 milionë eurosh në Zvicër, ndërsa importoi në vlerë prej 66 milionë eurosh nga ajo. Në të dhënat për tregtinë me Zvicrën futet edhe Lihtenjshtajni, pasi këto dy vende kanë doganë të përbashkët, sipas EFTA-s.

Kosova eksporton në vendet e EFTA-s kryesisht mallra si orendi, plastika, hekur dhe çelik, si dhe produkte të drurit, ndërsa importon nga to kryesisht vetura, produkte farmaceutike, duhan dhe makineri. /rel/

Etiketa: EFTAKosova

Lajme të lidhura

Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë
Aktualitet

Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë

16:33 - 12/09/26
Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së
Aktualitet

Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së

16:20 - 12/09/26
“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26
Para
Nominimet për çmim “Oscar” 2025, lista e plotë

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, lista e plotë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26

Dinamo e Ilir Dajës ka marrë një fitore të bujshme ndaj Partizanit, duke triumfuar 4-2 në Vorë në javën e...

Lexo më shumë
Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

18:02 - 12/09/26
Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

17:45 - 12/09/26
Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

17:34 - 12/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com