GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshje mes Ramës dhe opozitës? Hipotezat e Lubonjës për vendimin e Apelit për “vulën”

18:11 - 11/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama kalbësirë që përmbyset për 24 orë”, Berisha: Jap fjalën e nderit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar faktin që Gjykata e Apelit i dha vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në rubrikën Opinion në News 24, Lubonja u shpreh se vendimi ishte surprizë, duke shtuar se gjithsesi duket i drejtë, pasi shumicën në opozitë e ka Berisha. Më tej, Lubonja dha disa hipoteza se përse mund të jetë marrë ky vendim. Gjithashtu, Lubonja ka thënë se do të donte një bashkim të opozitës së vendit kundër mazhorancës, që sipas tij, është e mbushur me korrupsion.

“Vendimi është më shumë surprizë. Duhet thënë se është vendim i drejtë, sepse Berisha kishte shumicën në opozitë. Unë politikisht e kam quajtur gabim aktin e Lulzim Bashës. Është vendim i drejtë, por ne jemi mësuar në këtë vend që të drejtën e ka i forti, ai që ka interesa, në këtë histori besoj se ka dorë edhe pushteti, Rama, që ka zvarritur çështjen e vulës. Unë ngre hipoteza se pse iu dha vula Berishës. Një hipotezë është që drejtësia nuk është 100 përqind e komandueshme, kemi drejtësi që edhe pse jo e pavarur, përbëhet nga njerëz në fund të fundit, ndoshta dhe gjyqtarët kanë menduar se kjo është e drejtë dhe vërtetohen disa gjëra, edhe gjykatësit thonë që do shkojnë deri në fund nga e keqja apo si gjykatës do të mbajmë një qëndrim të caktuar”, tha Lubonja.

“Mendoj se skandalet e fundit me siguri që kanë tronditur edhe gjykatësit dhe prokurorët. Tjetër hipotezë është se Edi Ramës edhe mund t’i leverdisë që t’ja japë vulës njëherë Bashës e njëherë Berishës, që të nxisë përçarjet në opozitë. Për këta politikanë, politika është bërë si profesion. Për faktin se çfarë do bëjë Basha, mbetet çështja e hapur. Ekziston dhe tjetër hipotezë pse mund të ketë ndodhur kjo. Hipotezë tjetër pse mund të ketë ndodhur kjo, sepse është folur për marrëveshje mes Rithemelimit dhe Ramës lidhur me ndryshimet kushtetuese për amnistinë dikur, për ndërhyrje për të kontrolluar SPAK, që iu intereson të dy palëve. Rezultati i votimit mund të jetë edhe kjo. Gazment Bardhi është treguar më agresiv në disa gjëra, është edhe i ri, nuk është akuzuar për korrupsion. Bardhi besoj se është një figurë që e duan edhe amerikanët. Unë do doja një bashkim të opozitës, të jetë edhe Berisha aty, që të bëhen kundër narko-shtetit. Edi Rama është përjekur gjithmonë që ta përçajë opozitën”, shtoi ai.

Etiketa: Edi RamaFatos LubonjaKryesore1PDRamavula e pd

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Para
“Vendimin e zbatojmë pikë për pikë”, Alibeaj dhe Çollaku flasin pas vendimit për “vulën”

"Vendimin e zbatojmë pikë për pikë", Alibeaj dhe Çollaku flasin pas vendimit për "vulën"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com