GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Marrëveshjet në Berlin/ A do ta mundësojnë normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë?

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshjet në Berlin/ A do ta mundësojnë normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me tri marrëveshje për mobilitetin Procesi i Berlinit ka arritur një sukses në bisedime për vendet e Ballkanit Perëndimor. Një fitore edhe për afrimin mes Serbisë dhe Kosovës, mendon Adelheid Feilcke. Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishmëri të lartë. Kjo sepse në zonën kufitare kosovaro-serbe janë parë gjoja dronë mbi komplekset ushtarake.

Dhe kjo në momentin, që Kosova qëndron kokëfortë në grindjen lidhur me zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të targave të automjeteve.

Këto tema dominojnë median serbe, ndërkohë që ato pak vëmendje i kushtojnë sensasionit të vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe.

Historia me dronët largon vëmendjen nga Berlini, ku të enjten u hodhën hapa të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal dhe çtensionimit, të cilët do të mundësojnë lëvizjen në tërë rajonin dhe një bashkëpunim më të ngushtë.

Diplomatët gjermanë dhe partnerët e tyre evropianë kanë realizuar një arritje të vërtetë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të njohin në të ardhmen kartat e identitetit dhe diplomat e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale të vendeve fqinje. Tri marrëveshjet mundësojnë indirekt edhe normalizimin mes dy fqinjëve Serbisë dhe Kosovës.

Dhe kjo duke pasur parasysh që qeveria e Serbisë ende zyrtarisht e refuzon në mënyrë kategorike njohjen e Kosovës. Këto marrëveshje me të drejtë mund të kuptohen si piketa të rëndësishme në rrugën drejt integrimit rajonal, planeve për zhvillimin e tregut të brendshëm dhe afrimit me BE-në. Ato lehtësojnë bashkëpunimin në shumë nivele dhe mundësojnë lirinë e lëvizjes brenda Ballkanit Perëndimor.

Beogradi lëviz, por edhe Bosnje-Hercegovina

Sidomos Serbia është larguar për fat të mirë ndjeshëm nga bllokada e saj e mëparshme, pasi ky vend njeh tani edhe dokumentet e Kosovës.

Ky është për qindra mijëra njerëz të këtij rajoni një hap i rëndësishëm në pranimin e ndërsjelltë të shteteve. Krahas këtij normalizimi të rëndësishëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, marrëveshjet mundësojnë edhe një ecje përpara ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës.

Sepse edhe Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur ende Kosovën nën presionin e serbëve të Bosnjës. Më në fund tani njerëzit mund të udhëtojnë pa vizë ndërmjet dy vendeve.

Fitues të këtij suksesi negociator gjerman dhe evropian janë në radhë të parë njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata dëshirojnë të lëvizin të lirë dhe të kontribuojnë kështu edhe në transferimin e dijeve, sepse tanimë kualifikimet e tyre pranohen nga vendet fqinje.

Mijëra e mijëra pjesëtarë të pakicave do të përfitojnë prej kësaj dhe do të kontribuojnë që të jetohet një diversitet dhe larmi e re. Ata do ndihmojnë që të reduktohet diskriminimi etnik. Fitues në një periudhë afatmesme do të dalë edhe i tërë rajoni. Kjo asi këto marrëveshje lëvizshmërie mund të lehtësojnë planet për tregun e brendshëm dhe do t‘i japin krahë zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit.

Sukses i “Procesit të Berlinit”

Nënshkrimi i tri marrëveshjeve të mobilitetit mes vendeve të Ballkanit Perendimor sukses i diplomacisë që i jep impuls gjallërimi Procesit të Berlinit.
Sigurisht që thellimi i planifikuar i bashkëpunimit në sektorin energjetik do ta fuqizojë më tej rajonin me shpresën se do të ndihmojë në reduktimin e „largimit të trurit”. E fundit por jo më pak e rëndësishmja është se procesi i Berlinit me këto marrëveshje u rikthye si urë diplomatike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Me ketë hap qeveria aktuale gjermane e përqafoi me sukses këtë projekt të dikurshëm të Merkelit. Ajo u dha shteteve të Ballkanit Perëndimor një dëshmi të qartë se mbështet intensivisht anëtarësimin në BE të të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjë që është më urgjente se kurrë duke marrë parasysh rritjen e ndikimit rus në rajon.

Natyrisht rreth samitit pati lloj-lloj mjegullimesh diplomatike, të cilat ashtu si dronët misteriozë, synojnë të largojnë vëmendjen nga kjo arritje.

Mbetet të shpresojmë që dronët të zhduken në mënyrë po aq misterioze sa edhe u shfaqën dhe që tensionet në kufi së shpejti të zbuten. Në mënyrë që njerëzit më në fund të mund të lëvizin lirshëm dhe rajoni të përfitojë nga aftësitë e njerëzve të tij në njërën dhe në tjetrën anë të kufijve.

Njerëzit e kënaqur, të cilët mund të lëvizin dhe zhvillohen pa bllokime politike, janë ato që e çojnë rajonin përpara dhe përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. DW

Etiketa: BerlinKosovemarreveshjetSerbi

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Nuk do t’a besoni! Këto janë tre shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri këtë javë

Këto shenja të horoskopit vështirë se do të martohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com