GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Marrëveshjet Tiranë-Prishtinë: Hekurudhë dhe lehtësimi i procedurave në kufi

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet marrëveshja/ Kosovarët dhe Shqiptarët do të trajtohen si të të njëjtit shtet në Kufi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, veçoi ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet.

“Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës. Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i përket tregtisë”, tha ministrja e Infrastrukturës për mediat.

Balluku tha se mbetet për t’u hapur gara për të pasur një kompani fituese për realizimin e projektit. Ministrja tha se parashikohet se hekurudha mund të përfundojë brenda një harku kohor prej 4 vitesh. Gjithashtu qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të përfitojnë procedura të lehtësuara në kufirin mes dy vendeve gjatë sezonit turistik dhe në fundjava.

Zvelça: Deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit, ndërsa marrëveshja do të përcaktojë procedura të tilla lehtësuese që do të jenë për çdo fundjave dhe çdo festë zyrtare të vendeve tona.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të zhvilluar në Prishtinë, kryeministri Edi Rama kërkoi që qytetarët të mos kenë fare kontakt me policët në kufi.

Zvelça: Herën e fundit kur isha në Shqipëri, poici kufitar në Vermicë më uroi udhë të mbarë.

Rama: Mund t’ua kurseni këtë urim dhe qytetarëve dhe ata kur kalojnë të mos kenë policë fare aty.

Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës firmosën një tjetër marrëveshje për bashkimin doganor.

Ibrahimaj: Do të ngremë dy grupe teknike që do të punojnë intensivisht dhe uroj që grupet të arrijnë që para mbledhjes së ardhshme të qeverisë të na japin një dokument që do ta bëjë të mundur bashkimin  doganor.

Dy qeveritë miratuan edhe unifikimin i procedurave për pranimet në universitete për studentët nga dy anët e kufirit dhe projektin e Abetares së përbashkët.

Kushi: Që vitin e ardhshëm çdo i ri, jo vetëm maturant por edhe një i ri që ka një diplomë të arsimit të mesëm në duar mund të konkurojë lirisht qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri në kushte krejtësisht të barabarta.

Studimi i fizibilitetit të hekurudhës Shqipëri-Kosovë ishte një tjetër marrëveshje, e cila synon ti krijojë Prishtinës akses të drejtpërdrejtë në portin e ri të Durrësit.

Rama: Përbën një projekt me rëndësi strategjike, i cili ka brenda të integruar dhe hekurudhën Durrës-Prishtinë për të cilën ne kemi filluar punën konkretisht me studimin përkatës.

“Ky projekt nëse zbatohet do të ndryshojë lojën jo vetëm për dy shtetet tuaja, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.”

Në fushën e sigurisë, institucionet kosovës dhe shqipërisë do të kenë qasje të përbashkët në databazën e gjendjeve civile për të monitoruar prsonat me probleme me ligjin.

Zvelça: Do të bashkërendojmë të gjithë aktivitetet e ministrive tona dhe agjencive ekzekutive duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale drejt një databaze të përbashkët në të ardhmen.

Përveç marrëveshjeve të tjera mes dy qeverive, kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti ranë dakord që më 28 nëntor të këtij viti të zhvillohet mbledhja e parlamenteve të dy vendeve në një kuvend të përbashkët me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Rama: Po na u dha mundësia dhe po u ra dakord na jepet dhe ne të dyve privilegji që të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit.

Kurti: Besoj që gjithçka do të shkojë në rregull që të jemi bashkë me 28 Nëntor.

 

Etiketa: hekurudhamarreveshjaPrishtinëTirane

Lajme të lidhura

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Para
Zëvendësimi i pajisjeve elektronike të vjetra me të reja, Greqia u ofron qytetarëve subvencione

Zëvendësimi i pajisjeve elektronike të vjetra me të reja, Greqia u ofron qytetarëve subvencione

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com