GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Marrëzia e intrigës me fjalimin e Bill Clinton në Tiranë

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëzia e intrigës me fjalimin e Bill Clinton në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyqi

Atdhetaria, patriotizmi, nacionalizmi modern shqiptar, vlerat e shoqërive të përparuara, duhet t’i dënojnë akte të tilla, të shtrembërimit dhe falsifikimit të fjalëve të autorëve të mëdhenj, jo vetëm të formatit të stërmadh të Bill Clinton!

Një përkthyes i porositur shtrembëroi fjalimin e Bill Clinton në pritjen që Edi Rama i bëri presidentit amerikan, ikonë të shqitarëve, më 3 korrik 2023! Dhe bazuar në fjalët që media transmetoi, Clinton u bë objekt kritike nga ana e shqiptarëve. Fjala e tij përmes keq-përkthimit kishte për qëllim që t’i thuhej zotit President se “Shqiptarët, sidomos ata në Kosovë, megjithëse i çlirove nga sundimi, regjimi e pushtimi i Serbisë, janë vënë kundër jush”! Qëllimi tjetër ishte të atakohej kryeministri I Kosovës në gojën e çliruesit të popullit shqiptar në Kosovë, por përmes shtrembërimit të deklaratës së tij në përkthim. Dhe t’Iithuhej më pas zotit Clinton se tashmë Kosovën e drejton një kryeministër, i cili nuk është mirënjohës ndaj jush!

Për këtë arsye presidenti Clinton u detyrua të japë një intervistë për gazetën e famshme e të njohur në botë, ”Financial Times” dhe në mënyrë elokuente të përgënjeshtrojë ato që ia përkthyen keq në shkallët e kryeministrisë së Shqipërisë më 3 korrik. Në këtë intervistë ai thotë qartë se “Ekstremistët serbë mbajnë peng paqen midis Kosovës dhe Serbisë e në rajonin e Ballkanit”. Madje pohon se këta ekstremistë po zhgënjejnë popujt e rajonit pas atyre arritjeve që u hodhën në vitet e shkuara!

Manipulimi dhe intriga është një nga tiparet e oligarkive, kleptokracive dhe autokracive! Kjo dihet dhe askush nuk mund të presë që kryeministri i Shqipërisë, apo presidenti I Serbisë dhe ndihëmësit e tyre të afërt të harrojnë profesionin e manipuluesve dhe intrigantëve. Por që intriga dhe manipulimi të shkojë deri në shtrembërimin e fjalimit të presidentit të nderuar amerikan, Bill Clinton, këtë askush nuk e kishtë menduar!

Është e qartë se Clinton është paguar të bëjë vizitën në Tiranë, si qokë për rehabilitimin e Edi Ramës edhe në administratën amerikane pas skandalit Rama-MecGonigal. Ai ndoshta nuk ka haber për këtë skandal. Por nuk do të besonte askush se organizatorët dhe sponsorët e kësaj vizite do t’ia shtrembëronin edhe fjalët, me qëllim për t’ia kundërvënë opinionin shqiptar atij. Ky interes ishte vetëm i Edi Ramës, i cili donte me këtë rast të përligjte fabulën se “Këta (shqiptarët) jo vetëm mua, por kanë problem deri me presidentin Clinton”! E gjithë regjia shkoi në funksion të imazhit të Edi Ramës. Prandaj ai i la në hije të gjitha institucionet e vendit gjatë pritjes që organizoi për njeriun e paqes në Ballkan.

Megjithatë, kjo do të duhet të jetë një mësim tjetër i madh për presidentin Clinton. Fatkeqësisht i duhet të mësojë edhe në këtë moshë, sepse u beson djajve që e kurdisën në këtë inskenim të turpshëm! I duhet të mësojë faktin se ka donator e sponsor të ndershëm, të cilët i hedhin paratë për të mirën e njerëzimit dhe e ftojnë atë në këtë shërbim. Por edhe se ka donatorë e sponsorë suzarë, që çdo investim financiar e çojnë në favor të privilegjeve të tyre të pandershme dhe madje të turpshme e kriminale.

Se Clinton-it iu shtrembëruan fjalët për të dhënë mesazhin se “Edhe personi i cili çliroi Kosovën është për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës”, kjo tashmë nuk do kallauz! Se Bill Clinton u përdor në funksion të denigrimit të atyre që mbrojnë integritetin territorial të Kosovës e kryesisht të kryeministrit të kësaj republike, zotit Kurti, edhe kjo nuk ka nevojë për koment! Se Bill Clinton u përdor në këto rrethana për të favorizuar oreksiet e Beogradit në Kosovë, edhe kjo është e qartë si drita e diellit! Por që e gjitha të bëhej me regjinë e tjetërsimit, mos-përkthimit, apo shtrembërimit të fjalës së tij, këtë nuk e priste askush!

Prandaj dhe ai djali që dje në Prishtinë e thirri Edi Ramën me emërtimin e merituar “tradhtar”! duhet përshëndetur dhe duhet shpërblyer! Atdhetaria, patriotizmi, nacionalizmi modern shqiptar, vlerat e shoqërive të përparuara, duhet t’i dënojnë akte të tilla, të shtrembërimit dhe falsifikimit të fjalëve të autorëve të mëdhenj, jo vetëm të formatit të stërmadh të Bill Clinton! Dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë akt. Përkthyesi apo përkthyesja duhet të merret në përgjegjësi penale dhe nga hetimi duhet të shkohet deri te ata që kanë dhënë një porosi për këtë. Ndryshe nuk pastrohet kjo marrëzi!

 

Etiketa: Clintonfjalim

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Rrjeti i drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës, Dumani në Brazil

Kreu i SPAK vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe, zbulohen arsyet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com