GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Marrin fund procedurat për shitjen e Vllaznisë, ja cili do e ketë pronësinë e klubit shkodran

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Conference League/ Ndeshja e Vllaznisë do transmetohet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta ndiqni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një kohe të gjatë ka përfunduar edhe shitja klubit të futbollit, Vllaznia e Shkodrës.

Ky lajm është bërë publik nga Bashkia e Shkodrës përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Më 11.05.2021 Bashkia e Shkodrës kishtë organizuar një ankand për shitjen e klubit Vllaznia, ku fitues u shpall kompania ‘Albasport&Entertaimnent ShPK& Albaphoto ShPK’, e përfaqësuar nga Alban Xhaferi.

Komisioni i Prokurimit Publik e ka shpallur të vlefshëm këtë fitues, duke mos pranuar ankimin e kompanisë “Almiro Gurakuqi&Carpathia Albania ShPK’, dhe sot i ka kthyer zyrtarisht përgjigje Bashkisë së Shkodrës, duke e konsideruar zhvillimin e ankandit të rregullt dhe në përputhje me ligjet në fuqi.

“Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka sjellë zyrtarisht në Bashkinë e Shkodrës përgjigjen përfundimtare për procesin e ankandit të KF Vllaznia sh.a.

KPP ka lënë në fuqi vendimin e Autoritetit Shitës – Bashkia e Shkodrës, duke çertifikuar të gjitha etapat e procedurës së ndjekur për ankandin e KF Vllaznia sh.a.

Që në ditën e parë të shpalljes, ka qenë një proces ligjor, transparent dhe në komunikim me publikun. Janë respektuar me rigorozitet ligjet dhe aktet e tjera ligjore që rregullojnë procedurat e ankandit në Shqipëri.

Tashmë, pas vendimit të KPP, ankandi i KF Vllaznia sh.a. po shkon drejt përmbylljes, duke shënuar privatizimin e parë në Shqipëri për një klub futbolli.

Jemi krenarë që Vllaznia jonë është përsëri e para edhe në ketë procedurë. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që kanë treguar interes për një emër të madh siç është Vllaznia jonë.

Klubi kuqeblu përgatitet të nisë një fazë të re të aktivitetit, duke u administruar ashtu si të gjitha klubet e tjera të suksesshme në vend e botë. Siç kemi konfirmuar edhe më herët, si një emblemë identifikuese e Shkodrës, shkodranëve e mijëra tifozëve, Bashkia Shkodër do të vazhdojë të kontribuojë për Vllazninë e futbollit, siç edhe për të gjitha sportet.

Në fund, një falenderim për tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, të të gjitha kohërave, kudo ku ndodhen. Mbështetja e tyre edhe gjatë procesit të ankandit, është një vlerë shtuar e qendrueshme për Vllazninë dhe sukseset e saj,”- shkruhet në njoftimin e Bashkisë së Shkodrës.

Kjo nënkuton që sezonin 2021-2021 të Superligës skuadra kuqeblu e Vllaznisë, do të ketë president të saj ligjitim, ish-donatorin Alban Xhaferi, i cili do të jetë edhe pronari i klubit shkodran./Gijotina.com

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Vrasja e 18 -vjeçares në Ferizaj, rrënqeth me fjalët halla e të resë: Pusho në paqe zemër

Vrasja e 18 -vjeçares në Ferizaj, rrënqeth me fjalët halla e të resë: Pusho në paqe zemër

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com