GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Marrin stemat si arbitra të VAR/ Fituesit flasin për suksesin

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrin stemat si arbitra të VAR/ Fituesit flasin për suksesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre emra të rinj nga arbitrimi shqiptar pajisen me stemën e FIFA-s si Video Match Official (VAR). Ato janë Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Barjamaj, të cilët do të kenë mundësi të drejtojnë ndeshje ndërkombëtare nga salla e sistemit VAR.

Kujtojmë që Jorgji dhe Xhaja janë të pajisur prej vitesh tashmë me stemën e FIFA-s si arbitra kryesorë, duke gjykuar edhe ndeshje të rëndësishme në Europë, ndërkohë që tani e tutje do të kenë mundësi të jenë pjesë e ekipit të sistemit VAR po në ndeshje ndërkombëtare.

Pas marrjes së stemave të FIFA-s të tre arbitrat për mikrofonin e Fshf.org shprehën edhe emocionet e tyre, ndërsa vlerësuan rrugëtimin pozitiv që kanë bërë edhe në arenën ndërkombëtare.

“Të marrësh stemën e FIFA-s si arbitër i VAR-it është një emocion i madh, pasi është hera e parë për arbitrat shqiptar, të cilët përfaqësohen në sistemin VAR duke qenë tashmë të pajisur edhe me stemën e FIFA-s. kjo është një arritje shumë e madhe për arbitrat shqiptarë, pasi ne do të na jepet mundësia të gjykojmë në ndeshje ndërkombëtare me stemën e FIFA-s. Shpresoj që kjo arritje të mos jetë e fundit për arbitrat shqiptarë, por të jetë një shtysë për arbitrat e rinj të cilët të përfaqësohen në arenën ndërkombëtare duke gjykuar ndeshje ndërkombëtare në Europë me stemën e FIFA-s”, – tha arbitri Juxhin Xhaja në prononcimin e tij, ndërsa Enea Jorgji thekson se këto rezultatet janë konfirmim i punës së madhe që është bërë në vazhdimësi për kualifikimin e arbitrave.

“Ky vit ka nisur me një risi siç është marrja e stemës së FIFA-s si arbitër i VAR-it, sepse vitet e tjera përfaqësoheshim vetëm si arbitra. Këtë vit do të kemi mundësi të përfaqësohemi në arenën ndërkombëtare edhe si arbitra në dhomën e VAR-it. Sigurisht që nuk mund të them se ishte rastësi, pasi kemi vite që punojmë, duke nisur që me implementimin e sistemit VAR në Shqipëri dhe besoj që edhe UEFA e ka vlerësuar këtë fakt, duke na dhënë mundësinë tanimë që të përfaqësohemi me tre emra, pra unë bashkë më dy kolegët e mi, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Barjamaj. Ky është vetëm fillimi dhe shpresojmë që rrugëtimi të jetë i gjatë. Do të mundohemi që të japim më të mirën. Besoj që mundësitë i kemi dhe kualitetin gjithashtu. Fakti që këtë vit pjesëmarrja në kupat e Europës si arbitra na njohu edhe me kolegët tanë jashtë Shqipërisë, duke i pasur si asistentë VAR-i na dha një eksperiencë, indicie e informacion se si funksionon atje. Kështu që të gjithë këtë bazë që kemi marrë duhet ta përdorim edhe ne në të mirën tonë për të implementuar ato komponentë edhe ne për të dhënë më të mirën kur të na jepet mundësia të përfaqësohemi në dhomën e VAR-it në ndeshjet ndërkombëtare”, – është shprehur Jorgji.

Në fund, edhe Kreshnik Barjamaj, i cili mori stemën e FIFA si arbitër i VAR-it, thotë se investimet e mëdha po japin rezultatet dhe nënvizon se ky është vetëm fillimi.

“Marrja e stemës së FIFA-s për sistemin VAR nga arbitrat shqiptarë është një arritje shumë e madhe, jo vetëm e tyre, por edhe e investimit të madh që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit. Dhe kjo jo thjeshtë në implementimin e sistemit VAR, por edhe me trajnimin dhe zhvillimit të arbitrave. Për mua personalisht është një emocion i veçantë, pasi është një konkretizim i një pune shumëvjeçare dhe sidomos dy vitet e fundit kemi pasur shumë zhvillime si në aspektin e trajnimeve dhe në ndeshje. Shpresojmë që ky fillimi i ri i sistemit VAR dhe i marrjes së stemave të FIFA-s për arbitrat shqiptarë të jetë një rrugë e re edhe për të gjithë ato arbitra që ndoshta nuk i kanë aftësi totale për të qenë arbitra me stemën e FIFA-s në fushë, por kanë aftësi të tjera individuale për të suportuar arbitrat në fushë përmes teknologjisë. Shpresojmë që ky fillim i ri të ndihmojë edhe arbitrimin shqiptar për të rekrutuar arbitra sa më të mirë dhe për të pasur një ecuri dhe një zhvillim sa më të madh”, – deklaroi ndër të tjera Kreshnik Barjamaj./fshf.org

Etiketa: arbitraFIFAsukseseVAR

Lajme të lidhura

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s
Sport

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s

16:51 - 26/08/26
UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm
Sport

UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm

14:12 - 26/08/26
UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin

13:58 - 26/08/26
Para
Shoferi përplas kalimtarin në Vlorë, largohet nga vendngjarja

Shoferi përplas kalimtarin në Vlorë, largohet nga vendngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare
Aktualitet

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26

Një përleshje mes disa të rinjve dhe një personi tjetër ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit në zonën...

Lexo më shumë
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26
Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26
Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

17:09 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com