GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të zgjerimit” në Bruksel.

Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.

Kos ka deklaruar se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Kos, duke shtuar se janë të vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë në të kaluarën.

Kos pastaj foli për nevojën për pajtim, por pa harruar të kaluarën.

“Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos.

Çfarë dihet për këngën?

Kënga “Sa Kosova zora sviće” – në shqip “Nga Kosova zbardh agimi” – e njohur edhe si “Oj Kosovo, Kosovo”, u krijua në vitin 1989 nga këngëtari dhe kompozitori serb, Lubomir Manasijeviq.

Sipas rrëfimit të autorit për gazetën serbe “Večernje novosti”, kënga u frymëzua nga përjetimet e tij gjatë shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, në Manastirin e Graçanicës, në qershor të vitit 1989.

Teksti ndërthur referenca ndaj historisë mesjetare dhe trashëgimisë fetare serbe, me pretendime për përkatësinë territoriale të Kosovës.

Në një nga vargjet thuhet: “Ne damo te Kosovo” – “Nuk të japim, Kosovë”, ndërsa në një tjetër Kosova paraqitet si tokë që u ka takuar gjithmonë serbëve dhe është trashëguar nga të parët.

E përshkruar si patriotike në mediat serbe, kënga përmban kështu edhe mesazhe nacionaliste që kundërshtojnë heqjen dorë nga Kosova.

Ajo u krijua në kohën e ngritjes së nacionalizmit serb nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit.

Në vitin 1989, autoritetet serbe kufizuan në mënyrë drastike autonominë e Kosovës, duke përshkallëzuar represionin politik dhe institucional ndaj shqiptarëve.

Një dekadë më vonë, Kosova u përfshi në luftën e viteve 1998-1999.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon të mos e njohë atë.

Reagimet nga Kosova dhe Parlamenti Evropian

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, e kritikoi interpretimin e melodisë, duke e lidhur përmbajtjen e këngës me periudhën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po kufizonte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Ai kërkoi shpjegime nga Komisioni Evropian si për përzgjedhjen e këngës, ashtu edhe për mungesën e një ftese për përfaqësuesit institucionalë të Kosovës në Forum.

Edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e cilësoi të papranueshme përfshirjen e kësaj kënge në një aktivitet kushtuar zgjerimit evropian dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Sipas tij, kënga përmban pretendime politike mbi territorin e Kosovës dhe interpretimi i saj nuk mund të trajtohet thjesht si shkëmbim kulturor.

Bajrami kërkoi nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, të sqarojnë se kush e kishte përzgjedhur dhe miratuar repertorin muzikor.

Kritikave iu bashkua edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili tha se incidenti ishte ose një provokim i qëllimshëm, ose pasojë e mosdijes së organizatorëve.

Sipas Terrasit, interpretimi i një kënge që përmban pretendime mbi sovranitetin e Kosovës në një aktivitet evropian për zgjerimin, ishte i papërshtatshëm dhe kërkon shpjegim nga Komisioni Evropian.

 

Etiketa: kenga serbekos

Lajme të lidhura

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër
Kosovë & Rajon

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër

09:46 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi
Kosovë & Rajon

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

08:09 - 16/11/26
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

10:23 - 16/11/26

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin...

Lexo më shumë
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi sulmohet për herë të dytë brenda dy javësh

09:54 - 16/11/26
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër

09:46 - 16/11/26
Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Llalla

Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Llalla

09:27 - 16/11/26
Pabarazia godet më të varfrit, Shqipëria e fundit në rajon për shpërndarjen e të ardhurave

Pabarazia godet më të varfrit, Shqipëria e fundit në rajon për shpërndarjen e të ardhurave

09:16 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com