GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Martoi 60 çifte, por nuk ‘ia qëlloi’ me djalin e saj

në Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Martoi 60 çifte, por nuk ‘ia qëlloi’ me djalin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

57-vjeçarja Bukurie Filja nga qyteti i Elbasanit mund të konsiderohet “kupidi” i dashurisë. Ajo gjatë gjithë jetës së saj thotë se ka  lidhur në martesë më shumë sesa 60 çifte. Roli i shkuesit nisi që kur Bukuria kishte lënë pas të 20-at, kur u bë shkak dhe lidhi në martesë vëllanë e madh, të voglin, motrat, ndërsa me kalimin e viteve thotë se ka martuar të rinjtë e 2-3 lagjeve në zonën e Funarit ku ka jetuar fillimisht.

Bukurie Filja: Kur e nisja diçka, njihja dhe djalin dhe vajzën, njihja dhe karakteret e tyre. Deri tani asnjë nuk është ndarë. Për më tepër kam bërë dhe stolisje nusesh. Gëzoj shumë respekt prej tyre. Kur kisha pak dyshime nëse më gënjenin, për shembull nëse ka apo jo shtëpi, shkoja i shihja dhe vetë. Janë mbi 60 çifte që kam bërë bashkë. Një zonë të Funarit kam bërë dhe më pas kam dalë dhe në qytet.

Teksa është shpërngulur në periferi të qytetit të Elbasanit pasioni ka vijuar edhe aty, duke lidhur çifte të reja. Znj.Bukurie zbulon sesi ka nisur ky pasion i saj dhe arsyet që kanë ndikuar në jetëgjatësinë e çifteve që ajo ka martuar, pasi me krenari thotë se asnjëri prej tyre nuk është ndarë.

Shkuesja nga Elbasani thotë se sa herë vendoste të lidhte një çift kujdesej të përshtaste karakteret, tiparet por edhe nivelin ekonomik.

Bukurie Filja: Kisha shpirtin që doja të bëja mirë, të bashkoja njerëzit dhe të ishin të lumtur. Unë kam jetuar në periferi të Elbasanit. Kohët e fundit, kam vuajtur dhe nga tensioni i lartë dhe kjo më ka penguar deri diku. Kam plotë që më thonë “do na gjesh ndonjë nuse?”. Përfundimisht nuk jam tërhequr, por kohët kanë ndryshuar dhe brezat, prandaj tani kam vërtet frikë.

Ndonëse e ka ulur ritmin në rolin e saj si shkuese Bukuria nga Elbasani pohon se brezi i sotëm është më i vështirë për tu lidhur, pasi nuk janë të qëndrueshëm dhe tolerantë si dikur. Pa dashur të zbulojë formulën magjike sesia ajo ia ka dalë të krijojë martesa me mblesëri , duket se me djalin e saj nuk ia ka dalë. Ajo thotë se ai e zgjodhi vetë vajzën e jetës.

Mes martesave  me mblesëri dhe atyre me dashuri shkuesja nga Elbasani thotë se dikur dashuria ka qenë e sinqertë ndërsa sot mbizotëron interesi. Si “kupid” i dashurisë ajo përcjellë mesazhin e saj për çiftet e sotme.

Bukurie Filja: Formula magjike vjen nga shpirti. Djali im jo se nuk më dëgjoi, por i thosha që ishte i vogël dhe nuk mendoja që do i zinte këmbët kaq shpejt. Jam e kënaqur se atë që ka marrë e ka shumë të mirë. Edhe unë me mblesëri jam njohur, nuk kam qenë shumë e dhënë.

Mes pasionit për të bërë bashkë dy njerëz dhe stolisur nuset në ditën më të veçantë të jetës së tyre sikundër është dasma Bukurie Filja nga Elbasani me pozitivitetin që e karakterizon thotë se kurrë nuk do të heq dorë nga dhuntia që i ka falur zoti.

Etiketa: Elbasanshkuesja

Lajme të lidhura

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje
Botë

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Para
Djegësi i Tiranës, Berisha: Veliaj, pronar kryesor me Ramën e Agaçin

Djegësi i Tiranës, Berisha: Veliaj, pronar kryesor me Ramën e Agaçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Lexo më shumë
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş