GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

MAS tregon si do të behet rregjistrimi në sistemin parauniversitar, për fëmijët e kthyer nga zonat e konfliktit

10:27 - 26/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
MAS tregon si do të behet rregjistrimi në sistemin parauniversitar, për fëmijët e kthyer nga zonat e konfliktit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijët e huaj të që vijnë nga zonat e konfliktit të pashoqëruar dhe ata që kthehen nga emigrimi apo azili do të regjistrimin për ndjekjen e arsimit parashkollor dhe parauniversitar në Shqipëri.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit i botuar në fletoren zyrtare përcakton se për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç që nuk zotërojnë certifikatë lindjeje regjistrimi në kopsht do të bëhet sipas deklarimit të prindërve ose të dokumentacionit që fëmija zotëron nga autoriteti përgjegjës për refugjatët dhe azilin.

Ndërsa për nxënësit e moshës 6 deri në 21 vjeç për të vazhduar arsimin e mesëm apo të lartë do të bëhet ekuivalenti i notave. Nëse nxënësit që nuk provojnë me dokument zyrtar të shtetit nga vijnë, përfundimin apo vazhdimin e një klase, vlerësohen me testim, për shkallën e njohurive nga një komision ndërlëndor, i përbërë nga mësues dhe nga punonjësi i shërbimit psikosocial, që ngrihet në institucionin arsimor parauniversitar publik. Komisioni në bazë të vlerësimit cakton klasën ku nxënësit i përket të regjistrohet. Në shkollat publike të sistemit parauniversitar refugjatët e huaj do të trajtohen me plan individual për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe do t’u sigurohen tekstet shkollore.

Arsimimi i fëmijëve të huaj të kthyer nga emigracioni/azili

-Pranimi dhe administrimi i kërkesave të prindërve dhe/ose i kujdestarëve ligjorë të fëmijëve të kthyer nga emigracioni dhe të dokumentacionit shkollor që ata disponojnë për regjistrimin e tyre në institucionet arsimore publike të sistemit parauniversitar bëhet nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP).

-Kërkesa për regjistrim shoqërohet, me: a) certifikatën e lindjes së nxënësit; b) dokumentet e shkollimit; c) fotokopje e dokumentit, që pasqyron datën e rikthimit në Shqipëri të nxënësit.

– Institucioni arsimor parauniversitar publik, i përcaktuar nga ZVAP-ja, ngre një komision ndërlëndor për fëmijët që kthehen nga emigracioni. Komisioni, mbështetur në vetëdeklarimin e prindërve/kujdestarëve ligjorë dhe në dokumentacionin e pikës 2, vlerëson me testim dhe cakton klasën ku nxënësit i përket të regjistrohet

– Punonjësi i shërbimit psikosocial në institucionin arsimor parauniversitar harton një plan të posaçëm pune për ofrimin e shërbimeve, që ndihmojnë në zhvillimin social dhe individual të nxënësve që kthehen nga emigracioni.

-Institucioni arsimor parauniversitar publik ku regjistrohen nxënësit e kthyer nga emigracioni: a) ofron kurse të gjuhës shqipe për nxënësit, pasi ata vlerësohen për njohuritë e tyre në këtë lëndë; b) trajton me plane individuale mësimore, nxënësit e regjistruar, me qëllim që të plotësohen detyrimet e programeve lëndore për periudhën kohore të munguar prej tyre; c) mundëson pajisjen e nxënësve të kthyer nga emigracioni me tekste shkollore.

Arsimimi i fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit

-Pranimi dhe administrimi i kërkesave të prindërve dhe/ose i kujdestarëve ligjorë të fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit për regjistrimin e tyre në institucionet arsimore publike të sistemit parauniversitar bëhet nga ZVAP-ja.

– ZVAP-ja njofton institucionin arsimor parauniversitar publik për regjistrimin dhe riintegrimin e fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit.

-Institucioni arsimor parauniversitar publik, i përcaktuar nga ZVAP-ja, ngre një komision ndërlëndor të përbërë nga mësues dhe nga punonjës të shërbimit psikosocial për fëmijët e kthyer nga zonat e konfliktit, me qëllim: a) vlerësimin e nevojave arsimore dhe të atyre psikosociale të këtyre fëmijëve; b) përcaktimin e klasës ku fëmija do të regjistrohet. Në varësi të specifikave, fëmija regjistrohet në klasën me grup-moshë të njëjtë me moshën e tij ose një vit më pak se kjo grup-moshë.

-Institucioni arsimor parauniversitar publik: a) harton planin individual mësimor për fëmijët e kthyer nga zonat e konfliktit, duke u bazuar te raporti i vlerësimit të komisionit ndërlëndor; b) ngre grupin e punës, i cili harton planin individual për riintegrimin e fëmijëve. Në këtë grup bën pjesë drejtori i shkollës, mësuesi kujdestar, psikologu i shkollës/punonjësi social, oficeri i sigurisë dhe dy mësues lëndorë. Ky grup harton raporte 1-mujore mbi ecurinë e rastit dhe i përcjell ato në ZVAP-në përkatës; c) siguron tekstet shkollore për fëmijët që kthehen nga zonat e konfliktit.

-Regjistrimi i fëmijëve që kthehen nga zonat e konfliktit edhe në rastet kur ka mungesë dokumentacioni do të bëhet në bashkëpunim me Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Etiketa: arsimFemijeudhezim

Lajme të lidhura

Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit
Aktualitet

Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit

08:43 - 26/02/26
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Para
Asnjë viktimë dhe vetëm 31 raste të reja me Covid19 në Kosovë

Kosova vendos nga 15 qershori do të lejohet organizimi i dasmave

TË FUNDIT

Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin
Aktualitet

Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin

14:07 - 26/02/26

Një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Popullore Europiane (PPE) vizitoi Shqipërinë, duke zhvilluar takime me përfaqësues të Partisë...

Lexo më shumë
Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve

Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve

14:01 - 26/02/26
‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

13:53 - 26/02/26
Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

13:25 - 26/02/26
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

12:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com