Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, duke lënë në fuqi ndalimin e saj për daljen jashtë vendit. Gjykata vendosi për të mos kthyer pasaportën e Ballukut, e cila është bllokuar prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO.
Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka lënë në fuqi bllokimin e pasaportës së ish-zëvendëskryeministres. Dokumenti i udhëtimit është sekuestruar që prej 19 nëntorit, me vendim të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndaj Ballukut rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë, e cila i është komunikuar në kuadër të hetimeve në vijim. Ajo është gjithashtu nën hetim për çështjen e 7 loteve të Ujësjellësit të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre tenderë të tjerë.
SPAK dështoi të arrestojë ish-numrin dy të qeverisë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit, u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste.
Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet e SPAK ndaj Ballukut vijojnë ende.
Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK që prej tetorit të vitit të kaluar.
gijotina.com/










Discussion about this post