GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masa e sigurisë, ja kur do të zhvillohet seanca për Berishën në GJKKO

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja e vulës/ Berisha: Do bëjmë luftë deri në fund me Edi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha do të mbahet ditën e martë në orën 14:00. Nga raportimet në këtë seancë, gjithmonë nëse ish-Kryeministri paraqitet, Prokurorët e SPAK do e pyesin lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 24.10.2023, ditë e Martë, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore të marrjes në pyetje të personit nën hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 të K.Pr.Penale”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJKKO.

Të shtunën, SPAK ka arritur që të formalizojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit për deputetin Sali Berisha, ndërkohë që është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Zhvillimet e fundit kanë lidhje me hetimet që SPAK ka kryer lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha në daljet publike e ka cilësuar arrestimin e dhëndrit të tij si një hakmarrje politike, ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Linda Rama.

Berisha gjithashtu ka deklaruar se në rastin e tij, SPAK vendosi dy masa ndaluese, pa marrë më parë leje nga Kuvendi.

Në dy raste oficerë të Policisë së Shtetit, njëherë mbrëmjen e së shtunës, dhe njeherë pasditen e sotme, kanë tentuar të kontaktojnë ish-Kryeministrin me qëllim për ta njoftuar për masat e vendosura ndaj tij. Në të dy rastet, sipas raportimeve, ata nuk kanë mundur të kontaktojnë me Berishën, i cili ka deklaruar se nuk ka ndërmend të njohë një vendimmarrje nga SPAK që bie ndesh me Kushtetutën.

Në krah të Berishës, përsa i takon procedurës së ndjekur nga SPAK, ka dalë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi që SPAK të respektonte ligjin dhe Kushtetutën, duke iu drejtuar Kuvendit me një kërkesë, sikundër ndodhi edhe me rastet e mëparshme.

Nuk dihet pse SPAK dhe më pas GJKKO kanë vendosur dy masa ndaluese ndaj ish-Kryeministrit, që zotëron edhe mandatin e deputetit, duke shpërfillur procedurat ligjore. Për të legjitimuar vendosjen e masave të sigurisë, SPAK duhej ti drejtohej Kuvendit me një kërkesë, ashtu sikundër ndodhi në rastin e ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Etiketa: berishaGJKKOKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Para
Serie A shet të drejtat televizive për 5 sezone, shpërthen Laurentiis

Serie A shet të drejtat televizive për 5 sezone, shpërthen Laurentiis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com