GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masa për Berishën, Lubonja: Veprim politik, drejtësia selektive…

13:03 - 22/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masa për Berishën, Lubonja: Veprim politik, drejtësia selektive…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se vendimet e GJKKO-së për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin janë selektive dhe të motivuara politikisht.

Gjatë një interviste, Lubonja tha se ka hipoteza që SPAK është motivuar politikisht.

Pyetje: Historia është politike apo ligjore?

Lubonja: Është politike, por duhet shtjelluar. Ne që e kemi jetuar Shqipërinë, e dimë që në 95% të rasteve të atyre që janë pasuar në Shqipëri, kanë pasur lidhje me të gjitha pushtetet. Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një shtet të së drejtës, por ka ndërtuar shtetin e atij që merr pushtetin. është akuzuar Berisha edhe për gjëra të tjera. Ne e dimë si janë bërë privatizimet këtu. Jo vetëm dhëndri, por edhe shumë të tjerë. Jo vetëm në kohën e Berishës, por edhe në kohën e sotme. Bëhen ligje që të pasurohet dikush. Në një nivel të parë, një pjesë e jona thonë “mirë ja bënë se kështu janë pasuruar këta”. Ky është një gjykim emocional. Nëse do bëjmë një gjykim politik, them se duhet të shtrojmë pyetjen: a duhet të gëzohemi ne tani që drejtësia po funksionon edhe kundër peshqve të mëdhenj, apo duhet të shqetësohemi se kemi një drejtësi të kapur dhe që po përdoret kundër kundërshtarëve politikë? Unë shikoj selektivitetin mbi të gjitha. Preket vetëm ky rast, preket familja e Berishës dhe nuk preken ca oligarkë që janë bërë me Ramën sot dhe janë pasuruar në kohën e Berishës.

Ishte kjo drejtësi që futi në burg disa ministra të Ramës…

Le të bëjmë krahasimin. Edhe në rastet që thoni ju drejtësia nuk ka shkuar deri atje ku duhet të shkonte.

Duhet të shkonte te Rama?

Po sepse ai i ka bërë ligjet, si ai i inceneratorëve. Po sikur Jamarbëri të ketë ngrënë kumbulla mbrapa shpinës së Berishës, sicc thotë Rama? Për mua selektiviteti është sheshit.

SPAK është përdorur?

As nuk diskutohet. Ne kemi ndërtuar një regjim ku vetëm lideri është i paprekshëm. Unë mund të ngre hipotezën e një loje shahu “unë jap një oficer për të goditur mbretin”. Këta që janë arrestuar mund të jenë sakrifikuar si oficeri për të shkuar dhe goditur mbretin. Koha do e tregojë sesa SPAK është i drejtë. Unë kam të dhëna dhe prova që SPAK është i instrumentalizuar. Një arsye tjetër është vetë propaganda që bëhet që tani kemi ndërtuar një drejtësi që godet nga të dyja anët. Po këto kullat që po vazhdojnë të ngrihen pse nuk i heton SPAK? Ky sistemi që flasim ne ku një pushtet politik vjedh, a po frenohet me këtë drejtësi? Unë nuk e shikoj këtë. Shikoj që vazhdon zaptimi i tokave. Shikoj edhe rastin Beleri që u arrestua duke u shkelur ligji. Qartazi të gjithë e dinë që kjo u bë sepse aty po grabiten prona. Unë nuk shoh që këta nuk kanë ndonjë frikë për të vijuar për të grabitur.

Etiketa: Fatos LubonjaSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Linda Halimi flet për burrin e saj amerikan në Big Brother VIP

Linda Halimi flet për burrin e saj amerikan në Big Brother VIP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com