GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë, dyshohet se shkak është konkurrenca mes guidave të turistëve

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë, dyshohet se shkak është konkurrenca mes guidave të turistëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Malin e Llogarasë, në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi këto kafshë të pambrojtura.

Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve, katër prej kuajve kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa pjesa tjetër ndodhet e fshehur nëpër pyll disa të plagosur e disa në nevojë urgjente për veterinerë. Deri më tani pronarët nuk kanë arritur t’i lokalizojnë kuajt pasi janë të traumatizuar të qelluar.

Burime nga zona bëjnë me dije se motivi mund të lidhet me konkurrencën ose konflikte mes pronarëve që zhvillojnë guida me kuaj. Disa prej kafshëve të qëlluara ishin të lira në pyjet e Llogarasë për t’u parë nga turistët, ndërsa të tjera përdoren për shëtitje dhe guida turistike.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja janë të rënda dhe tregojnë qartë barbarinë e ushtruar ndaj një tufe kuajsh që lëviznin të lirë në zonën malore. Sipas banorëve, ky nuk është rasti i parë që kafshët në këtë zonë goditen me armë, por masakra e fundit ka shkaktuar zemërim të madh publik dhe thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet.

Pronari i kuajve Foni Konomi u shpreh se autoritetet janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete, ndërsa policia thote se po hetohet ngjarja e rëndë.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve dhe komuniteti lokal kërkojnë hetim të plotë të rastit, ndëshkim për autorin dhe marrjen e masave ligjore për të mbrojtur kafshët e lira nga dhuna. Ata theksojnë se mungesa e reagimit institucional vetëm sa inkurajon përsëritjen e akteve të tilla mizore.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1llogaravrasja e kuajve

Lajme të lidhura

Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim
Breaking Views

Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim

21:45 - 18/11/26
Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët
Aktualitet

Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

21:24 - 18/11/26
“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit zhvendosen para Kuvendit, thirrje kundër përfaqësuesve politikë
Breaking Views

“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit zhvendosen para Kuvendit, thirrje kundër përfaqësuesve politikë

21:23 - 18/11/26
Para
Shtyhet javës tjetër seanca për Ilir Metën në GJKKO, ish-Presidenti kërkon lirimin nga burgu

Shtyhet javës tjetër seanca për Ilir Metën në GJKKO, ish-Presidenti kërkon lirimin nga burgu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim
Breaking Views

Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim

21:45 - 18/11/26

Kryeministri Edi Rama forcon luften propagandistike, inspekton zyrat e Agjencisë për Media dhe Informim. Ai ka ndjekur nga afër punën...

Lexo më shumë
Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

21:24 - 18/11/26
“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit zhvendosen para Kuvendit, thirrje kundër përfaqësuesve politikë

“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit zhvendosen para Kuvendit, thirrje kundër përfaqësuesve politikë

21:23 - 18/11/26
Pas përjashtimit nga forumet e PS-së, Spiropali shfaqet e qetë në Kuvend, ulet mes socialistëve

Pas përjashtimit nga forumet e PS-së, Spiropali shfaqet e qetë në Kuvend, ulet mes socialistëve

21:10 - 18/11/26
Shehaj: Efektivët e Komisariatit Nr. 1 po i bëjnë presion të riut të tërheqë denoncimin e dhunës! Larguan me forcë dhe avokatin

Shehaj: Efektivët e Komisariatit Nr. 1 po i bëjnë presion të riut të tërheqë denoncimin e dhunës! Larguan me forcë dhe avokatin

21:03 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com