GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Klosit, vajza tregon si erdhi krimi: Ata përhapën thashetheme me foto e video…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra me tre të vdekur në Klos, lirohen nga burgu dy vëllezërit e autorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno

Vajza e mitur S.Mjeshtri, për të cilën u vranë 3 persona në Klos, përfshirë këtu dhe babain e saj, Fiqiri Mjeshtri, ka deklaruar në polici marrëdhënien që ajo kishte me dy djemtë e përfshirë në ngjarjen kriminale, Kenado Shira dhe Renato Hasula. Sipas deklarimit të saj, ajo nuk ka pasur asnjë foto dhe video nudo me dy të rinjtë. Por ka pretenduar se shantazhohej në mënyrë të vazhdueshme prej dy të rinjve. Ky shantazh sipas saj, është bërë edhe përmes hapjes së thashethemeve mes shokëve dhe shoqeve të klasës, duke sjellë për një moment mbyllje në banesë dhe refuzim për të shkuar në shkollë.

E mitura ka rrëfyer para psikologes së shkollës dhe policisë, se dyshonte që dy të rinjtë, mund të kishin foto të saj në plazh, të cilat ajo i kishte publikuar në instagram. Por në asnjë moment s’ka menduar dhe besuar se  Kenado Shira dhe Renato Hasula, kishin foto nudo. E mitura pasi ka dhënë dëshminë në polici dhe ka marë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj, mësohet të jetë larguar nga zona e Klosit. Policia dhe prokuroria e Matit, tashmë nuk kanë asnjë person të akuzuar për këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Autori i këtij krimi, Fiqiri Mjeshtri, vetëm pak minuta pas shkaktimit të masakrës, vrau veten në dalje të qytetit të Klosit. Biseda e fundit e tij ishte me vëllain, Besnik Mjeshtrin, të cilit i kërkoi ti kishte amanet fëmijët. Aktualisht hetimet, janë përqëndruar tek ekspertimi i aparateve celulare të protagonistëve të kësaj ngjarje, me shpresën e zbardhjes së bisedave telefonike që kanë kryer të rinjtë por edhe prindërit e tyre. Kjo ngjarje e rëndë sipas grupit hetimor do shkojë drejt mbylljes pasi, autori i këtij krimit vrau veten.

Pas një takimi për s’qarimin e situatës, Fiqiri Mjeshtri, ekzekutoi babë e bir, Kenado dhe Liri Shira. Ndërsa të plagosur mbetën dy minorenë të tjerë, Eglantin dhe Renato Hasula. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa shkak i kësaj vrasje ishin ngacmimet e vajzës nga dy djemtë. Babai i vajzës,Fiqiriu, në takimin për sqarim ka kërkuar që Kenado Shira ta merte për grua vajzën e tij, pasi në të kundërt e priste plumbi. Kenado ka kundërshtuar ultimatumin e babait të S.Mjeshtrit, duke u larguar nga tavolina e lokalit. Por ai e ka ndjekur duke e qëlluar në disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Etiketa: klosKryesore1masaker

Lajme të lidhura

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë
Aktualitet

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!
Aktualitet

Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

21:07 - 10/09/26
Para
Tronditëse/ Tina Pajollari, prezente në momentin e vrasjes së Martin Çeços

Tronditëse/ Tina Pajollari, prezente në momentin e vrasjes së Martin Çeços

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26

Protesta antiqeveritare vijon edhe në ditën e 103-të në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas...

Lexo më shumë
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

21:07 - 10/09/26
Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com