GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Masakra e Qafë Valmirit, Berisha: Një nga aktet terroriste të regjimit të Enver Hoxhës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi për rrugën Milot-Fier, Berisha: Bëhet në një kohë kur borxhi është fundosës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 73-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit. Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqendrimit të regjimit. Në Qafë Valmir, u ekzekutuan 14 burra si akt hakmarrjeje për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba.

“Sot, 73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit! Të dashur miq, më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial, ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje. Ata u dënuan pa asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil Klosi. Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në litar përpara qindra mirditorëve të grumbulluar me detyrim, për të qenë të pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë Mirditën.

Kështu si sot, 73 vite më parë u pushkatuan ose u varën martirët e demokracisë, pasardhës të familjeve më të mira të Mirditës:

  1. Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.
  2. Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.
  3. Dodë Mark Biba-Kthellë e Epër, varet në litar
  4. Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar
  5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.
  6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.
  7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.
  8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.
  9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.
  10. Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.
  11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
  12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.
  13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.
  14. Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.

Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqendrimit të regjimit.

Të dashur miq! Masakra e Qafë Valmirit është një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dyte Botërore, është një nga hakmarrjet më të verbra dhe më primitive, që kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së pamposhtur anti-komuniste të Mirditës. Duke u përulur me nderimin më të thellë para kujtimit të ndritur të martirëve mirditorë të Qafë Valmirit, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm nga akt-hakmarrja e egër, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër të kryexhelatëve të popullit shqiptar, Hoxha Shehu, por edhe heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tyre në pushtet. Nderim përjetë martirëve të Qafë Valmirit” – shkruan Berisha në facebook.

 

Etiketa: AKTEnver HoxhamasakraQafe ValmiriregjimiSali Berishaterrorist

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Në tentativë për të kryer një tjetër krim, arrestohet i implikuari në vrasjen e ish-policit

Në tentativë për të kryer një tjetër krim, arrestohet i implikuari në vrasjen e ish-policit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

Zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë sjellë reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com