GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masakra e Reçakut, i riu bën rrëfimin prekës për familjarët e vrarë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Masakra e Reçakut, i riu bën rrëfimin prekës për familjarët e vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mesin e 45 civilëve të vrarë në masakrën e Reçakut janë edhe dy familjarë të Benjamin Mehmetit. Përgjatë 24 vjetëve që nga ajo ditë, Benjamini nuk ka mundur ta tejkalojë dhimbjen për babanë dhe motrën, mirëpo tani është edhe krenar që është pjesë e një familjeje që kontribuoi për lirinë e Kosovës.

14 janar 1999 – Godanc, Shtime: Dy vëllezërit binjakë, Benjamin dhe Elhami Mehmeti, diskutonin me ngulm se cili nga ta do të kthehej në shtëpinë e tyre në fshatin Reçak të Shtimes. Edhe pse më i madh për disa minuta se vëllai i tij, Benjamini vendosi t’ia plotësojë dëshirën Elhamiut.

Kjo zgjedhje, që më vonë rezultoi të ketë qenë vendimtare për jetët e nëntëvjeçarëve, bëri që Benjamini të qëndronte edhe një natë më shumë në shtëpinë e dajës së tij.

Rreth pesë kilometra larg vendlindjes, Benjaminin e mori gjumi atë natë pa asnjë ide se çfarë do t’i sillte e nesërmja.

15 janar 1999 – Reçak, Shtime: Në shtëpinë e familjes Mehmeti, në jugperëndim të Godancit, Elhamiu shoqërohej nga babai, motra dhe vëllai tjetër i tij. Por, edhe pse në shtëpi, ajo ditë nuk nisi aspak normalisht për Elhamiun nëntëvjeçar.

Babai i tij, Bajrami, thuhet se nuk kishte arritur të flinte aspak gjithë natën, nga një frikë se do të ndodhte diçka.

“Prindi thuhet se nuk ka fjetur tërë natën, sikurse e ka ndier se do të ndodhë diçka dhe qysh në mëngjes zgjohet dhe e bisedojnë me djalin e axhës punën se si të ikin”, thotë Benjamini për Radion Evropa e Lirë, duke u bazuar në bisedat që i ka bërë me familjarët e tij.
Meqë të shtënat që kishin filluar pak orë më parë nuk po ndaleshin, sapo lindi dielli në orën 7:03 të mëngjesit, Elhamiu dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dolën nga shtëpia dhe u nisën drejt një mali.

Gjatë rrugës, ata u takuan edhe me shumë fshatarë të tjerë dhe së bashku vazhduan rrugën me një synim të vetëm: të shpëtojnë.

“Ata nuk kanë mundur ta dinë që policia dhe ushtria serbe po vijnë edhe nga mali. E kanë pasur synimin të hyjnë në mal, gjë që kanë menduar që sapo të arrijnë te mali, do të shpëtojnë”, shton 33-vjeçari.

I pari nga ai grup që u godit nga forcat serbe ishte Elhamiu, i cili u plagos në këmbë. Më pak fat patën motra e tij 22-vjeçare, Hanumshahja – e cila u vra teksa tentoi ta shpëtojë vëllain e saj – dhe babai i tij 53-vjeçar.

Të gjithë të tjerët shpëtuan pasi arritën të ikin duke kërcyer në një përroskë dhe pastaj duke u fshehur në një objekt prapa një shtëpie.

“Në atë garazh kanë shpëtuar të gjithë, thuajse mbi 20 persona kanë shpëtuar në garazhin që ka qenë e fshehur prapa shtëpisë së komshiut”, tregon Benjamini.
Sipas të dhënave të organizatës Human Rights Watch, të shtënat kishin vazhduar deri në orën 4 pasdite, ndërsa rreth orës 4:30 policia ishte larguar nga fshati.

Më vonë, trupat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e dërguan Elhamiun dhe të plagosurit e tjerë të mjekohen në spital në Prishtinë.

15 janar 1999 – Godanc, Shtime: Benjaminit nuk i kujtohet se si ishte zgjuar mëngjesin e asaj të premte. Ai vetëm e di se e gjithë dita i kishte shkuar duke qëndruar në oborr teksa dëgjonte krismat që ndiheshin edhe pesë kilometra larg Reçakut.

“Në bazë të granatimeve që i dëgjonim, dëshira ishte e madhe që të shpëtojnë të gjithë. Por, ndjenja ishte asisoj që diçka do të ndodhte”, kujton tash 33-vjeçari.

Familjarët e tij në Godanc vazhdimisht tentonin ta futnin brenda në shtëpi, t’ia largonin mendjen nga ajo që po ndodhte në Reçak. Por, Benjaminin nuk ia dolën ta largonin nga oborri, madje atij as nuk i kujtohet nëse kishte ngrënë drekë atë ditë.

“Ishim shumë të stresuar. Veç doje të dëgjoje diçka, pavarësisht çka”, shton Benjamini.
16 janar 1999 – Godanc, Shtime: Mëngjesin e 16 janarit të atij viti, Reçaku u vizitua nga William Walker, shef i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.
Aty nuk ishte vëllai tjetër i Benjaminit, Vehbiu, edhe pse e kishte kaluar ditën e masakrës në Reçak. Me një veturë të OSBE-së, Vehbiu kishte mbërritur në Godanc të shtunën, me detyrën t’i tregojë Benjaminit se çfarë kishte ndodhur një ditë më parë.

“Mungesa e tyre vërehej në çdo kënd, apo në çdo vepër, apo në çdo fjalë që flitej. Një mangësi e madhe, jo vetëm e momentit, por ka zgjatur shumë kohë”, thotë Benjamini.

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar “krim kundër njerëzimit” nga ambasadori William Walker.

13 qershor 1999, Reçak, Shtime – Pesë muaj më vonë, të mbijetuarit e familjes Mehmeti u kthyen në shtëpinë e tyre në Reçak.

“Në fillim ishte dhimbje e papërshkrueshme saqë nuk kam mundur ta përballoj as të hyj në shtëpi, nuk kisha dëshirë as jashtë të dal kur e dija që nuk janë më në mesin tonë”, kujton Benjamini.

Ai thotë se nuk e ka kaluar asnjëherë dhimbjen për babanë dhe motrën e vrarë, pasi që thotë se nuk mund të mos i parafytyrojë kurdo që qëndron në Reçak, shtëpinë që e kishin ndarë së bashku në fëmijëri.

“Sot e asaj dite, në ëndërr ta shohësh, të shërohet zemra”, thotë Benjamini. “Sado që kam qenë i vogël në atë kohë – dashurinë, respektin, fjalët, veprat, sidomos të prindit, mësimet për kah ana morale që m’i ka dhënë ai më kanë bërë sot të jem ky që jam”.

12 janar 2023, Shtutgart, Gjermani – Tani 33-vjeçar, Benjamini do ta presë përvjetorin e 24-të të masakrës së Reçakut në Gjermani, ku ka ndërtuar jetën e tij të re. Dhimbjen për familjarët e mban me vete në zemër, por tani dhimbjes i është shtuar edhe krenaria.

“Secili banor i Kosovës ka luftuar për lirinë e vendit, dikush me gjak, dikush me pushkë, dikush me djersë, dikush me lot. Por, kur je pjesë e një familjeje që ka dhënë shumë për luftë, është një krenari shumë e madhe”, thotë Benjamini.

Ai thotë se ndihet veçanërisht krenar kur kujton efektin që Masakra e Reçakut pati në rrjedhojën historike të Kosovës – që është cilësuar si vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. “Dhimbjen e kemi individuale, por krenaria është e përgjithshme”, thotë Benjamini. /REL

Etiketa: KosoveLufteRecak

Lajme të lidhura

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë
Breaking Views

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë
Breaking Views

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla
Aktualitet

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

14:11 - 16/05/26
Para
Dikur të lidhur/ Butrinti mbështet Kiarën në BBV, ja si ia shpreh

Dikur të lidhur/ Butrinti mbështet Kiarën në BBV, ja si ia shpreh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com