GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masakra e tifozit 19- vjeçar në Greqi, ministri: Çështje nderi për policinë e drejtësinë

19:37 - 06/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e tifozit 19- vjeçar në Greqi, ministri: Çështje nderi për policinë e drejtësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona janë arrestuar deri më tani për vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos, tifozit të AEK, nga 10 urdhër-arreste që janë lëshuar nga policia greke.

Sipas autoriteteve, katër të arrestuarit janë të moshës 20, 21, 22 dhe 23 vjeç.

Tre nga këta persona janë me origjinë greke dhe një është shqiptar. Të gjitha arrestimet janë bërë në Selanik.

Një nga dhjetë urdhër-arrestet ka të bëjë me 20-vjeçarin shqiptar,  i cili dyshohet se është arratisur  nga Greqia drejt Shqipërisë . Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për Rogers D.

Ai u arratis nga Greqia në Shqipëri në orët e para të së martës së 2 shkurtit, para se të identifikohej nga autoritetet greke, për përfshirjen e tij në sulmin vrasës ku edhe vdiq Alkis.

20-vjeçari dyshohet se është bashkëpunëtori i 23-vjeçarit shqiptar, ky i fundit i arrestuar nga autoritetet greke.

Ata goditën me mjete prerëse 19-vjeçarin, tifoz i skuadrës Aris në Selanik. Ndërsa dy shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të tjerë, grekë e shqiptarë, konsiderohen dhe njihen në Greqi si pjesë e tifozërive huligane.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “në kuadër të hetimeve në vazhdim për një rast për vrasjen e një shtetasi 19-vjeçar, e ndodhur më datë 02.01.2022, në zonën e Charilaou, janë lëshuar 10 urdhër-arreste. Urdhër-arrestet janë lëshuar sot. Katër (4) nga të përfshirët tashmë janë identifikuar dhe arrestuar. Hetimet janë në vazhdim”.

Pas njoftimit të Policisë greke, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos u shpreh:

“ E kishim thënë që në momentin e parë se është çështje nderi për policinë greke, për drejtësinë, për shtetin në tërësi, që hetimi për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis të marrë fund. Për të gjetur fajtorët dhe për t’i vënë ata para drejtësisë. Kjo ishte dhe është detyrë e shtetit ligjor dhe po bëhet realitet tani. Shpërndarja e menjëhershme e drejtësisë dhe iniciativat për t’i dhënë fund kësaj dhune dhe huliganizmi të paarsyeshëm .”

Etiketa: GreqiVrasje

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
Mes tyre një shqiptar, arrestohen 4 persona të tjerë për vrasjen e 19- vjeçarit në Selanik

Mes tyre një shqiptar, arrestohen 4 persona të tjerë për vrasjen e 19- vjeçarit në Selanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Lexo më shumë
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com