GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Urës Vajgurore në ‘97, polici rrëfen tmerrin: Jam invalid dhe s’kemi marrë dëmshpërblim

12:56 - 17/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra e Urës Vajgurore në ‘97, polici rrëfen tmerrin: Jam invalid dhe s’kemi marrë dëmshpërblim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ura-Vajgurore ose qyteti i Dimalit sot përkujtoi ngjarjen e rëndë të Masakrës së 1997 ku ngelën të vrarë dhe të djegur brenda autoblindës 4 efektivë policie Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj ndërkohë që shpëtuan 6 të tjerë Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.

Drejtues të lartë të Drejtorisë të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar sot të afërmit e tyre, duke vendosur buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

Drejtori i DVP-së Berat, Edmond Tarkaj, ka theksuar se vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore, banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoheshin asokohe brenda vilës së Protoduarve. Familjarët e policëve të vrarë në krye të detyrës ankohen se Lapidari nuk duhej të zhvendosej nga bashkia Dimal në një vend që s’ka lidhje me masakrën por duhet të qëndronte atje ku u ndërtua në vitin 1998,pikërisht në vendin ku ata humbën jetën.

Njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, efektivi i policisë Shkëlqim Selfaj, duke treguar momentet e tmerrit që përjetoi ai dhe shokët që humbën jetën në 17 Qershor 1997,ka deklaruar se edhe pas 25-vjetësh ai nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim nga shteti. Selfaj pohon se është invalid dhe trajtohet me kemp, ndërkohë që bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij janë pa punë dhe ushqehen vetëm me këtë kemp. Ai i bën apel shtetit të marri masa dhe ta dëmshpërblejë ashtu siç edhe e parashikon ligji për të gjithë ata efektivë policie qe plagosen dhe ngelen invalidë në krye të detyrës.

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites të datën 17 Qershor 1997,pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë në qytetin e Beratit ka qenë kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.

Pas përfundimit të dy mitingjeve elektorale, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarëve e simpatizantëve të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e Urës-Vajgurore e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.

Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, kur po kthehesh në Berat, kur futet në Urë Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve në qendër të qytetit,që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës,që mundi të kalojë vilën dhe doli nga qarku i Beratit,kurse 10 efektivët e policisë u vendosën në sheshin qendror të Urës-Vajgurore,brenda një mjeti të blinduar.

Pas vrasjes së 17-vjeçarit,rojet e vilës së Protoduarve qëlluan me predha antitank mbi mjetin e blinduar të policisë. Katër policët që humbën jetën: Milto Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selamaj dhe Ilia Bano u dogjën brenda mjetit të policisë,ndërsa 6 të tjerët që mundën të dilnin u transportuan me helikopterë drejt Tiranës,në gjendje të rëndë dhe me djegie të mëdha. Autorët e masakrës nuk janë kapur ende,ata janë arrati,edhe pse janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

Etiketa: dimalmasakra e Ures Vajgurore

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Zgjidhen dy sekretarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore (Emrat)

Zgjidhen dy sekretarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com