GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Velipojës me 4 viktima, detaje nga dosja hetimore, Ferracakajt qëlluan të parët drejt Gocajve, ja si ndodhi përplasja

10:07 - 01/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra e Velipojës me 4 viktima, detaje nga dosja hetimore, Ferracakajt qëlluan të parët drejt Gocajve, ja si ndodhi përplasja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak ditë nga masakra e Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të tjerë u plagosën rëndë, grupet hetimore kanë hedhur dritë mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje. Hetuesit kanë gjetur në tarracën e hotelit “Gocaj”, 22 gëzhoja arme, aty ku edhe ndodhi konflikti i armatosur mes dy pronarëve të hoteleve. Sipas hetimeve, gëzhojat mësohet të kenë dalë nga disa lloje armësh që janë përdorur nga viktimat. Kështu në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja arme zjarri pistolete, 5 gëzhoja armë zjarri automatiku, 1 fishek armë zjarri pistoletë me kapsollë të pagoditur si dhe 3 predha arme zjarri të dëmtuara pjesërisht. Sakaq theksojmë se deri më tani janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, njëra e llojit TT, dhe një tjetër miniglok e cila është gjetur në tarracën e hotelit Gocaj. Megjithatë policia ende nuk ka sekuestruar një armë zjarri automatik e cila gjithashtu dyshohet të jetë përdorur nga autorët dhe viktimat pas konfliktit. Ndërkohë ekspertiza zbuloi se njëri nga vëllezërit, përkatësisht E. Gocaj u vra me 1 plumb në kokë, vëllai i tij, Xh. Gocaj me disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa 20 vjeçari M. Zeneli humbi jetën nga 1 plumb në kraharor. Ky i fundit, jetim kishte filluar të punonte si kamerier në hotelin “Gocaj”, por çdo gjë mori kthesë për të, pasi u desh që dita e parë e punës të ishte e fundit e jetës së tij. Edhe pse nuk ishte përfshirë në konfliktin e dy pronarëve për një “copë” rërë në plazhin e Velipojës, breshëritë e plumbave nuk e kanë kursyer as jetën e 20-vjeçarit Zeneli, i cili planifikonte një jetë me të ardhura ekonomike më të mira për nënën e tij. Ndërkohë i arrestuari H. Ferracaku ka marrë një plumb në dorë ndërsa 17 vjeçari ka marrë një plumb në pjesën e gjurit.

Ja si nisi konflikti

Nga skena që grupet hetimore kanë ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, mësohet se kanë qenë Farracakajt që kanë qëlluar të parët me breshëri plumbash drejt vëllezërve Gocaj, në hotelin në pronësi të këtyre të fundit. Po ashtu, ekspertiza e policisë në Shkodër ka ngritur prova të forta se i arrestuari 54-vjeçari H. Ferracaku së bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë qëlluar të parët me armë zjarri drejt dy vëllezërve Gocaj si dhe kamerierit 19-vjeçar Musaen Zeneli. I arrestuari H. Ferracaku ka hapur zjarr i pari drejt E. Gocaj me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë në këto momente në aksion ka hyrë vëllai i këtij të fundit Xh. Gocaj i cili dyshohet të ketë qenë disa metra më larg dhe ka qëlluar në drejtim të K. Ferracakut, duke e lënë të vdekur. Ndërsa ka plagosur edhe H. Ferracakun dhe E. Dylin nipin e viktimës. Por “beteja” nuk ka mbaruar me kaq, edhe pse i plagosur në njërën dorë, H. Ferracaku ka qëlluar edhe në drejtim të Xh. Gocaj dhe kamerierit 19 vjeçar duke i lënë të vdekur. Megjithatë për detajet e zbuluara nga grupi hetimor që bien ndesh me deklaratën e parë të dhënë nga i arrestuari H. Ferracaku pritet që ky i fundit të merret sërish në pyetje si dëshmitari i vetëm që i mbijetoi masakrës. Pasi Ferracaku dy ditë më parë dëshmoi nga Spitali i Traumës se kanë qenë Gocajt ato të cilët kanë qëlluar fillimisht vëllanë e tij duke e lënë të vdekur në vend me tre plumba në kraharor.

Etiketa: FerracakajGocajmasakerVelipoje

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Dhunë ndaj policëve, drogë dhe euro false, policia arreston shtatë persona në Tiranë

Policia e Kurbinit arreston në Malësi të Madhe të riun për kultivim të bimëve narkotike

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com