GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Masakra në Don Bosko, PD: Kryefajtorë të situatës Rama dhe Çuçi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në Don Bosko, PD: Kryefajtorë të situatës Rama dhe Çuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka reaguar pas masakrës ne zonën e Don Boskos në Tiranë.

“Masakra e Don Boskos është dëshmi tjetër e zbatimit të platformës së qeverisë ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’, e cila do te thotë rendi dhe siguria janë në duart e banditëve dhe të vrasësve” tha në një deklaratë për mediet zëdhënësja e PD.

“Partia Demokratike denoncon, si kryefajtorë të situatës të dalë jashtë kontrollit, ministrin Çuçi dhe shefin e tij, Edi Rama”, u shpreh Garo.

Deklarata:

Një atentat me 1 të vrarë e disa të plagosur, ka qenë bilanci i përplasjes së fundit mes bandave kriminale në lagjen Don Bosko në Tiranë. Në të vërtetë në rastin konkret, i breshërive të vrasësve me pagesë ndaj njerëzve të pafajshëm.

Përtej lajmit të kronikës së zezë, që regjistroi një 58 vjeçare të vrarë, një grua pa asnjë lidhje me ngjarjen- përveç faktit se punonte në lokal për të mbajtur mbesën e vogël, ajo që mbetet, është pasiguria e qytetarëve, dhe lehtësia me të cilën operojnë kriminelët në Shqipëri.

Mbetet gjithashtu fakti se ngjarje të tilla dëshmojnë implikimin e organeve të drejtësisë me bandat e lidhura me qeverinë, të cilat me mbështetjen e saj, bëjnë ligjin në çdo skaj të vendit.

Masakra e Don Boskos është dëshmi tjetër e zbatimit të platformës së qeverisë ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’, e cila do te thotë rendi dhe siguria janë në duart e banditëve dhe të vrasësve.

Kjo situatë e rënduar e sigurisë, dhe besimit të humbur tek policia, pasqyrohen në serialin e ngjarjeve të krimit dhe terrorit që përgjakën para dy ditësh Don Boskon, e që kanë përgjakur rrugët dhe lagjet e Shqipërisë muajt dhe vitet e fundit.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Partia Demokratike denoncon, si kryefajtorë të situatës të dalë jashtë kontrollit, ministrin Çuçi dhe shefin e tij, Edi Rama.

Politika e këtij të fundit mbi rendin dhe sigurinë përshkruhet me vetë fjalët e tij: hëngshin kokat e tyre!

Ne e dënojmë këtë filozofi si bashkëpunim de facto me krimin, si liçencë qeveritare për bandat dhe krimin, që të qëllojnë e të vrasin kë të duan dhe kur të duan.

Sepse krimi nuk harron kurrë të hajë koka të tjera, siç ndodhi me 58 vjeçaren, e cila u vra në sy të mbesës 10 vjeçare, ndërkohë që punonte turnin e dytë të ditës, me të vetmin qëllim, mbijetesën.

Shqipëria nuk mund të jetë një vend që qeveriset nga krimi, sepse ajo meriton një qeveri që e godet krimin, që nuk bën pakte me të, dhe nuk e lë situatën e sigurisë në rënie të lirë.

Shqiptarët kanë një atdhe dhe një familje, dhe i duhen krijuar kushtet të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre, rrethuar nga të afërmit e tyre.

 

 

Etiketa: Çuçidon boskoRama

Lajme të lidhura

Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë
Aktualitet

Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë

18:36 - 16/11/26
Ermal Hasimja: Asambleja e PS-së si vaki, ngjan me mbledhjet e Sadam Hysein! Rama nuk do mosbindje
Aktualitet

Ermal Hasimja: Asambleja e PS-së si vaki, ngjan me mbledhjet e Sadam Hysein! Rama nuk do mosbindje

18:27 - 16/11/26
“Dosja Balluku”/ Gazment Bardhi: SPAK me dy standarde, u dorëzua para Ramës
Aktualitet

“Dosja Balluku”/ Gazment Bardhi: SPAK me dy standarde, u dorëzua para Ramës

17:33 - 16/11/26
Para
Përfaqësuesi i sektorit të atletikës tregon risitë në kursin e FSHF

Përfaqësuesi i sektorit të atletikës tregon risitë në kursin e FSHF

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, një viktimë dhe një i plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, një viktimë dhe një i plagosur

18:52 - 16/11/26

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me...

Lexo më shumë
Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë

Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë

18:36 - 16/11/26
Ermal Hasimja: Asambleja e PS-së si vaki, ngjan me mbledhjet e Sadam Hysein! Rama nuk do mosbindje

Ermal Hasimja: Asambleja e PS-së si vaki, ngjan me mbledhjet e Sadam Hysein! Rama nuk do mosbindje

18:27 - 16/11/26
Aksidentoi për vdekje dy të mitur, Gjykata e Durrësit refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikoll Radaçin

Aksidentoi për vdekje dy të mitur, Gjykata e Durrësit refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikoll Radaçin

18:05 - 16/11/26
“Dosja Balluku”/ Gazment Bardhi: SPAK me dy standarde, u dorëzua para Ramës

“Dosja Balluku”/ Gazment Bardhi: SPAK me dy standarde, u dorëzua para Ramës

17:33 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com