GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masakra në Gllogjan, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 2 nxënësve dhe shoferit

08:48 - 05/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Masakra në Gllogjan, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 2 nxënësve dhe shoferit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me tragjedinë e Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, tragjedia e Gllogjanit do të mbahet mend si një ndër vrasjet më makabre që janë kryer ndonjëherë në Kosovë. Vrasja e trefishtë u krye mbrëmjen e 26 nëntorit, rreth orës 19:00.

Atë natë, autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov. Të vrarë mbetën ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda.

Për motivet e rastit nuk dihej asgjë në orët, as në ditët e para. Përflitej për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla.

Të dyshuarit për sulmin nuk u zbuluan për disa ditë. Tek më 11 dhjetor, Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi se janë arrestuar tre të dyshuar për rastin.

Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por në medie është përfolur si pistë hetimi vetëvrasja e një të reje para dy vitesh, për të cilën dikush e fajësonte shoferin.

Ajo që kishte kryer vetëvrasje ishte vajza/motra e të dyshuarve për sulmin ndaj autobusit./Express

Etiketa: gllogjanKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Gënjeshtra të papritura për një mënyrë jetese të shëndetshme që rezultuan të pakuptimta

Gënjeshtra të papritura për një mënyrë jetese të shëndetshme që rezultuan të pakuptimta

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Rilind Nivokazi, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Sionit, në elitën e futbollit zviceran,...

Lexo më shumë
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com