GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Masakra në shkollën e Teksas/ Autori nuk u sfidua nga asnjë roje i armatosur, ja si ndodhi ngjarja

08:39 - 27/05/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra në shkollën e Teksas/ Autori nuk u sfidua nga asnjë roje i armatosur, ja si ndodhi ngjarja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi që ka kryer sulmin në një shkollë fillore të martën në Teksas, ka hyrë në ndërtesë pa u penguar nga askush, ka thënë policia. Zëdhënësi i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Viktor Escalon, ka thënë se asnjë roje e armatosur nuk e ka sfiduar sulmuesin adoleshent dhe ende nuk dihet nëse dera e shkollës ka qenë e mbyllur me çelës.

Escalon ka mbrojtur zyrtarët policorë pas rritjes së kritikave se ata janë vonuar për t’u përballur me sulmuesin. Mediat kanë cituar disa dëshmitarë të kenë thënë se policia ka hezituar të përballet me vrasësin brenda shkollës në Uvalde. Escalon ka thënë se raportimet fillestare që sulmuesi ka vrarë rojën, kanë qenë të pasakta. Ai ka thënë se zyrtarët kanë hyrë në shkollë katër minuta pas sulmuesi ka qenë aty.

“Ata nuk kanë hyrë menjëherë për shkak të plumbave.”

Ka kaluar gati një orë para se sulmuesi të vritej, përkatësisht pas arritjes së ekipeve taktike të Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara. Sulmuesi ka vrarë 19 nxënës dhe dy mësuese, si dhe ka plagosur të paktën 17 njerëz tjerë. Në rrjetet sociale janë publikuar disa video në të cilat dëgjohen familjarët duke lutur policinë që të hyjë në shkollë menjëherë.

Një baba, vajza e të cilit ka vdekur në sulm, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, se ai e ka menduar hyrjen në shkollë, për shkak të zemërimit ndaj përgjigjes së policisë. Një nënë i ka thënë të përditshmes Wall Street Journal se për pak kohë i janë vënë prangat, duke u akuzuar se po pengon hetimin policor, pasi ajo bashkë me disa prindër tjerë, kanë kërkuar që të hyjnë në ndërtesë.

Escalon ka thënë se gjatë kohës sa policët kanë qenë jashtë shkollës, ata kanë kërkuar më shumë përforcime dhe “kanë evakuuar nxënësit dhe mësuesit”. Pasi ka përplasur kamionin afër shkollës, sulmuesi i armatosur ka shtënë me pushkë ndaj dy personave që kanë qenë duke dalë nga një shtëpi funerali. I dyshuari më pas ka kapërcyer një gardh dhe ka nisur sulmet në ndërtesën e shkollës, ka thënë Escalon.

Kur i është afruar hyrjes, “ai nuk është përballur me askënd”, ka thënë zyrtari policor. Sipas rregulloreve në qarkun Uvalde, autoritetet duhet të kenë zyrtarë që patrullojnë hyrjet, parkingjet dhe perimetrin e shkollës. Mësuesve u thuhet që të mbajnë dyert me çelës gjatë gjithë kohës.

“Ne do të tentojmë të mësojmë sa më shumë se pse dera nuk ka qenë e mbyllur. Ndoshta edhe ka qenë e mbyllur. Por tani duket se nuk ka qenë”.

Kongresisti nga Teksasi, Joaquin Castro, i ka nisur një letër drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve që agjentët të hetojnë se si i janë përgjigjur zyrtarët për zbatim të ligjit, sulmit teksa ka qenë duke ndodhur.

Zyrtarët kanë thënë se nuk e dinë ende sa plumba ka shkrepur adoleshenti gjatë sulmit, mirëpo një burim i ka thënë rrjetit CBS News se sulmuesi ka pasur 600 fishekë. Kjo sasi është më e madhe se dyfish në krahasim me plumbat që mbajnë ushtarët amerikanë, ka thënë ky burim, duke shtuar se sulmuesi është përgatitur për një betejë të gjatë me policinë.

Hetuesit nuk kanë gjetur të dhëna që sulmuesi ka pasur histori të sëmundjeve mendore apo të kaluar të dyshimtë. Ai ka blerë dy pushkë një javë para sulmit, pak pasi ka mbushur 18 vjet. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë do të vizitojnë Uvalden të dielën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Në shumë rajone të SHBA-së, studentët kanë protestuar kundër dhunës me armë nëpër shkolla.

Etiketa: masakerNJARJETeksas

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Vrau burrin me sqepar në Kurbin, jepet vendimi për Drane Dedën

Vrau burrin me sqepar në Kurbin, jepet vendimi për Drane Dedën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com