GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Masakra zgjedhore”, Basha pas takimit me ambasadoren e OSBE: Nëse hiqet fjala ‘Shqipëri’ nga raporti…

17:11 - 29/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Masakra zgjedhore”, Basha pas takimit me ambasadoren e OSBE: Nëse hiqet fjala ‘Shqipëri’ nga raporti…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fund të takimit me delegacionin e OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Ursula Gaçek, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se është diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij, problem madhor kishin blerjen e votave.

“Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit. Ishte takim në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Mjafton të shihni rekomandimi dy, ku thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë. Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi.

Nëse hiqet fjala ‘Shqipëri’ nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos. Për ironi mora vesh se një aktiviste nga Bjellorusia është në takim me Lukashenkon e Shqipërisë. Ironi e madhe! Ose ndoshta mund ta ndihmojë ta shikojë se si operon Lukashenkon e Shqipërisë nga afër, që të mund Lukashenon e Bjellorusisë” – tha Basha.

Mes të tjerash, Basha tha se e ka informuar ambasadorin e OSBE se ka vetëm një arsye që opozita ndodhet sot në Parlament dhe që është kthimi i demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

“Raporti flet për lirinë e medias dhe siç ndava me ambasadorin gjërat nuk janë bërë më mirë, por më keq. Në kohën që shkruhej raporti, Rama mori zëdhënësen e partisë dhe e vuri në krye të Autoritetit të Medias. po tenton të zhdukë edhe atë pak liri që gazetarët kanë për të mbledhur informacion dhe për të bërë transparencë. Raporti flet për problemin madhor të blerjes së votave. Këto janë ato që ndava pak a shumë, por e informova, që kemi vetëm një arsye pse jemi në atë Parlament, jemi aty për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton një reformë zgjedhore, për të cilën PD është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune, të kryesuar nga Alibeaj, dhe që do t’i çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen dhe vazhdimin e punës për reformën zgjedhore. Por kjo nuk mjafton, sepse regjimi deri më 25 prill, por edhe pas, shkeli rregullat që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa PD, pa aleatët tanë” – u shpreh Basha.

Ai gjithashtu u pyet nëse Partia Demokratike po përçahet, i cili iu shmang duke thënë se i vetmi armik i PD dhe i shqiptarëve është Edi Rama.

Etiketa: LukashenkoLulzim Bashamaskra zgjedhoreShqiperia

Lajme të lidhura

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Para
Leo Messi thellon rekordin ndaj ekipeve angleze

Leo Messi thellon rekordin ndaj ekipeve angleze

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com