GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masakrat e Poklekut e Çikatovës, politikanët: Ky ishte gjenocid

17:26 - 17/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Masakrat e Poklekut e Çikatovës, politikanët: Ky ishte gjenocid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krerët institucionalë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të partive politike, kanë përkujtuar viktimat e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Drenasit, kur 24 vjet më parë forcat serbe vranë 77 civilë shqiptarë. Kjo masakër sipas tyre, tregon për gjenocidin shtetëror serbe në Kosovë.

Presidentja Osmani tha se kjo është një prej ditëve më të trishta të përkujtimit të viktimave të luftës në Kosovë.

“Këtu në Poklek ka ngjarë një holokaust i vërtetë. Siç edhe e dini, diku 54 anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani dhe të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, në fakt shumica e tyre fëmijë fillimisht janë ekzekutuar  pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen gjurmët e këtij krimi të llahtarshëm të forcave serbe në Kosovë”, tha ajo.

Sipas presidentes Osmani kjo është një ndër dëshmitë se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve. “Kishte për qëllim që asnjë shqiptarë të mos mbartet në tokën e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se kjo masakër, ashtu si edhe ajo në Çikatovë të Vjetër dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi. Po ashtu ajo tha se këto janë edhe dëshmi të dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima.

“Personat që e kanë urdhëruar masakrën në Poklek, dihen me emër dhe mbiemër. Për ta janë mbledhur prova, por për fat të keq regjimi i sotëm në Serbi nuk po vendos drejtësi. Dhe ata që urdhëruan këto masakra po shpërblehen me pozicione edhe më të larta në Policinë e Serbisë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se ende po vazhdon mendësia e mohimit të këtij gjenocidi”, tha Osmani

 

Konjufca: Edhe pas 24 vitesh, kriminelët akoma janë të lirë

Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se tha se kjo ditë e përkujtimit, është ditë e dhimbjes por edhe e krenarisë, sepse falë gjakut të tyre sot Kosova e gëzon lirinë. “Por, ne nuk do të rreshtim kurrë për të kërkuar drejtësi”, deklaroi ai.

Konjufca tha se në fshatin Poklek dhe Çikatovë të Drenasit, ushtria dhe policia serbe kryen krimin e rëndë të gjenocidit, duke vrarë dhe masakruar 77 civilë shqiptarë të paarmatosur, përfshirë fëmijë dhe të rinj e të reja, burra, gra dhe të moshuar, nga Liria gjashtëmuajshe deri te pleqtë 75 vjeçar.  “Shumicës prej tyre ua dogjën kufomat”, deklaroi Konjufca.

“Kemi përherë mall e dhimbje për buzëqeshjet e munguara fëmijërore të Florentinës, Egzonit, Eronitës, Mërgimit, Egzonës, Vahides, Albulenës, Menduhijes, Hafijes, Ylberit, Naserit, Shehides, Hasanit, Besartit, Rexhepit, Agronit… plot 24 dhe të gjithë fëmijë. Këto veprime gjenocidale ishin pjesë e fushatës së planifikuar serbe për ndjekjen e banorëve të pafuqishëm, duke lënë gjurmë të rënda të dhimbjes së pashuar në kujtesën tonë kolektive”, deklaroi ai.

Edhe pas 24 vitesh, kriminelët akoma janë të lirë, tha ai.

“Drejtësia është thelbi i një shoqërie demokratike dhe është detyra e jonë të sigurojmë që krimet e kryera kundër njerëzimit të ndjekin rrugën e tyre të ligjit dhe të marrin ndëshkimin që meritojnë”, deklaroi kryeparlamentari Konjucfa.

 

Kurti: Kjo masakër është dëshmi e gjallë e gjenocidit

Kryeministri Albin Kurti këtë masakër e konsideroi si krim lufte e gjenocid serb ndaj shqiptarëve.

“Nuk ka mjaftuar vetëm vrasja, por u pasua edhe me djegie, sepse plani i tyre ka qenë shfarosja. Kjo masakër është dëshmi e gjallë e gjenocidit, është krim lufte dhe kundër njerëzimit dhe për këtë duhet dënim shtetëror dhe ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet prej se në Kuvendin e Republikës, është mundësuar që Prokuroria e Shtetit, që prokurorët special, të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë.

“Pra, në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që ekziston një mundësi e tillë. Dhe për këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime lufte, do të duhej të ketë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që i ekzekutuan dhe ata që i urdhëruan ato”, tha ai.

Pas homazheve, Kryeministri Kurti vizitoi shtëpinë muze, ku më 17 prill të vitit 1999, 24 vjet më parë, forcat serbe vranë 54 qytetarë të pafajshëm. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. Prej këtyre, 18 persona kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Lirie Muqolli ishte vetëm gjashtë muajshe.

Familjarët e mbijetuar rrëfyen se si civilët shqiptarë, të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha, ishin duke u larguar prej shtëpive të tyre, por policia serbe i urdhëroi të ktheheshin atje, i gjuajti me bomba dore në dhomat ku ata po rrinin, e më pas edhe me breshëri automatikësh. E në fund, edhe i dogji trupat e tyre, të cilët në pamundësi të identifikimit janë varrosur në një varr të përbashkët./RTK/

Etiketa: Kosovamasakrat ne kosovepolitikanet e kosoves

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Bislimi e Murati takohen me përfaqësuesit e FMN dhe Bankës Botërore

Bislimi e Murati takohen me përfaqësuesit e FMN dhe Bankës Botërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com