GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Masakrohet me thikë 47 vjeçari, plagoset edhe një shqiptar në Itali

09:14 - 24/12/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagoset me thikë shqiptari në Itali, nuk dihen rrethanat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 47-vjeçar në Itali u paraqit në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas “il messaggero”47-vjeçar u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.

I plagosuri është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën 47 vjeçari ishte arrestuar.

Hetimet për ngjarjen

Ndërkohë, hetuesit morën në pyetje dy miqtë e tij me kombësi shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte i plagosur me thikë, por jo rëndë.

Hetimet kanë qenë të menjëhershme për të zbardhur plagosjen e dyfishtë. Karabinierët e Njësisë Operacionale Velletri, përveçse morën në pyetje dy burrat për të rindërtuar atë që ndodhi, aktivizuan postblloqe në zonë, me shpresën për të kapur sulmuesin e E.C. ose për të identifikuar bashkëpunëtorët e tij.

Mbërritja në urgjencë ndodhi pak pas orës 16:00 të së premtes, kur, pothuajse me siguri, pjesëmarrësit në sulmin që degjeneroi në tentativë vrasjeje tashmë ishin zhdukur pa gjurmë.

Për sa i përket motivit, hetuesit dyshojnë më shumë se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh në fushën e trafikut të drogës, sesa për ndonjë konflikt të çastit.

E shkuara e personit të plagosur

I plagosuri që aktualisht ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spitalin Castelli, nga ana tjetër ka një të shkuar të errët. Në gusht 2016, ai u akuzua si autor i përplasjes për vdekje të një 58-vjeçari, Giovanni Palazzolo, punonjës i një kompanie bujqësore dhe baba i dy fëmijëve. Ai u vra në Ardea, teksa ishte në bordin e makinës së tij Fiat Panda, u godit nga makina që drejtohej nga tridhjetë e nëntë vjeçari në atë kohë

Etiketa: ItaliKryesore1Shqiptar

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)
Uncategorized

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri)

11:08 - 23/03/26
Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

14:23 - 22/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 20 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:46 - 20/03/26
Para
Berisha uron Krishtlindjet: Besim e forcë për mbarë shqiptarët!

Berisha uron Krishtlindjet: Besim e forcë për mbarë shqiptarët!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)
Uncategorized

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri)

11:08 - 23/03/26

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor...

Lexo më shumë
Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

11:04 - 23/03/26
Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

10:52 - 23/03/26
Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

10:25 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com