GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakroi me thikë të dashurën dhe i dogji shtëpinë, Prokuroria e Korçës lëshon urdhër arresti për Ilirjan Selmanin

23:02 - 28/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakroi me thikë të dashurën dhe i dogji shtëpinë, Prokuroria e Korçës lëshon urdhër arresti për Ilirjan Selmanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Porkuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i dyshuari kryesor për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço e gjetur ditën e sotme në banesën e saj të djegur pa shenja jete.

Selmani dyshohet se kishte lidhje intime me viktimën prej vitesh dhe se gjatë kësaj kohe, ai i ka marrë 52-vjeçares 20 milionë lekë të vjetra. I ndaluar ditën e sotme nga policia, Selmani ka deklaruar fillimisht se kishte 10 ditë që nuk fliste me Kozeta Teçon, por kur është ballafaquar me pamjet e kamerave të sigurisë, ka pranuar se në mëngjes kishte qenë në shtëpinë e 52-vjeçares. Një biznes “fast food” ndodhet pranë shtëpisë në Pogradec dhe kamerat e tij kanë fiksuar Ilirjan Selmanin duke dalë nga shtëpia e Kozetës mëngjesin e sotëm.

Kozeta Teço është gjetur me plagë të shkaktuara nga mjet prerës në qafë dhe krahë, të cilët dyshohet se i kanë shkaktuar dhe vdekjen. Sakaq, Ilirjan Selmani me qëllim fshehjen e ngjarjes, i ka vendosur flakën shtëpisë që vdekja e saj të dukej aksidentale nga asfiksia.

Ndërkohë në koshin përpara shtëpisë së viktimës, janë gjetur peshqirë dhe rroba me njolla gjaku, të cilat dyshohet se Ilirjan Selmani i ka përdorur për të fshirë gjurmët e krimit.

Pas vrasjes së kryer ditën e sotme, Ilirjan Selmani është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta Teço, duke pretenduar se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër.

Hetuesit dyshojnë se këto deklarata janë bërë me qëllim për të krijuar një alibi dhe për të shmangur dyshimet për vrasjen që kishte kryer. Burimet bëjnë me dije se Teço dhe Selmani kanë pasur një debat të ashpër në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe aty dyshohet se 52-vjeçarja është vrarë.

Gjithashtu theksojmë se autori i dyshuar i krimit njihet nga autoritetet si përdorues i lëndëve narkotike, i cili shpesh herë ka shfaqur shenja ankthi e depresoni. Nga ana tjetër dhe viktima gjatë kohëve të fundit ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Etiketa: Ilirjan Selmaniprokuroria korceVrasje

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
GARA për drejtuesin e BKH-së, përfundon testimi fizik për 7 kandidatët në repartin e RENEA-s

Përfundon faza e intervistës në procesin e përzgjedhjes së kreut të BKH-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com