GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakroi mësuesen britanike, ja kush është i dënuari i parë shqiptar që do kthehet në Shqipëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakroi mësuesen britanike, ja kush është i dënuari i parë shqiptar që do kthehet në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emri i tij u bë publik ditëve të fundit në një artikull të gjatë mbi marrëveshjen, nga gazeta britanike “Telegraph”.

Gazeta shkruan se midis 200 personave në listë për t’u kthyer në Shqipëri është edhe Koçi Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç.

Koçi Selamaj do të jetë një nga shqiptarët e dënuar me 36 vjet burg për vrasje, që do të transferohet për vuajtjen e dënimit në atdhe pas marrëveshjes së fundit mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Ai u burgos pasi goditi 25 herë për vdekje arsimtaren në një park në juglindje të Londrës. Në vendimin e dënimit, gjykata britanike ka shkruar se shqiptari që njihej si punëtor garazhesh, e sulmoi mësuesen më 17 shtator 2022, teksa ajo po shkonte të takonte një mik.

Shqiptari Selamaj ishte divorcuar pasi kishte një histori dhune familjare dhe dyshohet se motiv i krimit ka qenë sulmi seksual. Gazeta britanike shkruan se Selamaj ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet burg, që do të thotë se duhet të vijojë qëndrimin në qeli në Shqipëri për 34 vitet e mbetura të dënimit.

“Telegraph” përshkruan ceremoninë e zhvilluar në Tiranë pak ditë më parë ku ambasada britanike i dhuroi policisë së burgjeve një flotë prej 15 automjetesh elektrike dhe 22 furgonësh policisë së burgjeve si pjesë e marrëveshjes me një financim rreth 5 milionë euro.

Pakti mes dy qeverive, parashikon të kthejë 200 nga të dënuarit më të dhunshëm nga qelitë britanike për të vuajtur dënimin e mbetur në burgjet shqiptare. Pjesë e listës me 200 emra mësohet se janë 17 të dënuar të përjetshëm ndërsa transferimi i personave në Shqipëri, sipas autoriteteve britanike u kursen atyre 40 mijë paund në vit.

Shqiptari Koçi Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësuese së shkollës fillore në Britani. 36-vjeçari Selmanaj do të kryejë të paktën 36 vite burg dhe vetëm pas kësaj ka t’i kërkojë gjykatës rishikim vendimi.

Ngjarja ndodhi më 27 shtator 2021, ku Selmanaj ka goditur në mënyrë barbare mësuesen Sabina Nessa me një send metalik 34 herë në kokë. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash, ndërsa u arrestua gjatë një bastisjeje që autoritetet britanik bënë në shtëpinë e tij.

Sabina Nessa është gjetur e vdekur në “Crator Park”, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur.

Ditën e vrasjes, Selamaj shkoi me makinë në Londër dhe hyri në “Cator Park” pak pas orës 20:00, duke qëndruar në pritë për gjysmë ore përpara se zonja Nessa të futej në park. Mediat kanë publikuar edhe videon e Selmanajt pak momente pas vrasjes. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vrasjes për mediat.

Etiketa: Kryesore1kthimi i shqiptarevenga Britaniate denuar

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
“Greqia nën presionin për Shqipërinë”/ Mediat greke: Edhe Spanja është e acaruar

"Greqia nën presionin për Shqipërinë"/ Mediat greke: Edhe Spanja është e acaruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com