GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Masat anti-Covid në shkolla, PD fton Kushin dhe Manastirliun të “japin llogari”

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat anti-Covid në shkolla, PD fton Kushin dhe Manastirliun të “japin llogari”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi nisi ditën e sotme mbledhjen duke iu bërë një ftesë ministres së Arsimit Evis Kushi dhe asaj të Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu për të qenë të pranishme në Komision dhe bërë publike masat që janë marrë në shkolla.

Vokshi u shpreh se do duhet që dy ministret të raportojnë gjendjen në të cilën ndodhen institucionet arsimore pasi ka shqetësime nga prindërit e nxënësve për situatën aktuale.

“Të bëjmë një dëgjesë të përbashkët për masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimt. Të ftohet ministrja e Arsimit dhe e Shëndetësisë për dëgjesë. Kjo është çështje që është prekur nga prindërit, pasi nuk janë marrë masat në shkolla, duke nisur që nga higjena. Nëse ju jeni dakord e vendosim në axhendë në javën e ardhshme. Do bëjmë një kalendar, do bëjmë propozimet që ta vendosim javën që vjen. Të gjithë ju jeni në dijeni të peticionit që bënë prindërit. A janë marrë masat brenda këtyre ditëve, cfarë masash janë marrë? Kjo çështje i përket të gjithëve, nuk i përket vetëm PS apo PD. Janë dhënë porosi që asnjë mësuesi të mos bëhet testi por të shkojnë në klinika private”, u shpreh Vokshi.

Ndër të tjera, në Komision u diskutua dhe për vaksinat që vendi ynë ka arritur të sigurojë me kompaninë Pfizer për vaksinat.  Deputetja e PS, Klodiana Spahiu, tha se qeveria ka përfunduar një marrëveshje për afrimin e 500 mijë dozash vaksinash Pfizer, ndërsa shtoi se popullata duhet të vaksinohet në mënyrë që të përballojë virusin.

“Ne kemi kaluar një sërë aktesh në parlament. Besoj që me furnizimin e mëtejshëm të mbi 500 mijë dozave të tjera të Pfizer do të arrijmë objektivin e vendosur nga ministria që brenda marsit popullsia target të jetë e vaksinuar. Duhet që popullata të vaksinohet se vetëm kjo bën të mundur uljen e rasteve të rënda. Duhet të jemi promotor të këtij procesi dhe duhet të merremi vesh me njëri-tjetrit, sepse do ia dalim mbanë kësaj pandemie. Shumë shpejt nis dhe gripi sezonal dhe ne duhet të bindim ato që janë të pavaksinuar të vaksinohen, edhe ata që kanë marrë një dozë dhe do të jetë vendim i Komitetit të Ekspertëve për dozën tretë. Duhet bërë kjo dozë, pasi ka grupe të rriskuara, si personeli mjekësor dhe mësuesit“, tha Spahiu.

Deputetja shtoi se brenda marsit, do të vaksinohet e gjitha popullsia target, ashtu siç është parashikuar më herët.

Etiketa: COVIDShkolla

Lajme të lidhura

Media gjermane: Dua Lipa del kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar
Aktualitet

Media gjermane: Dua Lipa del kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:47 - 15/07/26
PD zyrtarizon kërkesën mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit
Aktualitet

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar/ Pritet zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave të tjera

08:36 - 15/07/26
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
Para
Komisioni i sigurisë, Çuçi maskë me logon e PS, deputeti: Provokim, nuk e tolerojmë

Komisioni i sigurisë, Çuçi maskë me logon e PS, deputeti: Provokim, nuk e tolerojmë

TË FUNDIT

Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…
Aktualitet

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

10:17 - 15/07/26

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të...

Lexo më shumë
Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

10:08 - 15/07/26
Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

09:26 - 15/07/26
Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli

Apartamente dhe garazhe, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

09:18 - 15/07/26
Media gjermane: Dua Lipa del kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

Media gjermane: Dua Lipa del kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:47 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com