GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masat e BE ndaj Kosovës, ambasadori italian: Ato janë të kthyeshme

21:58 - 06/07/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e BE ndaj Kosovës, ambasadori italian: Ato janë të kthyeshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse pas prezantimit të draftit të Asociacionit nga ana e Kosovës, Serbia nuk i përmbush angazhimet të cilat i ka marrë përsipër, atëherë Bashkimi Evropian do të ndërmarrë masa edhe ndaj saj.

Kështu deklaroi ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu, sipas të cilit, masat e marra ndaj palës kosovare nga BE-ja janë të kthyeshme.

“Këto masa janë bërë në mënyrë që ti nxisin të dy qeveritë që ti përmbushin angazhimet e tyre. Angazhimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë që ta paraqes sa më shpejt një statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe gjë që nuk është bërë nga Qeveria e Kosovës.

Në atë moment kur Kosova të përmbush angazhimin e saj dhe ta prezantojë një statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Serbia nëse nuk i përmbush angazhimet e saj të cilat i ka marrë përsipër, atëherë masat analoge do të merren edhe për Serbinë në të njëjtën mënyrë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ambasadori Italian, Antonello De Riu.

Diplomati Italian theksoi se të gjitha ligjet e një vendi duhet të respektohen, por për disa çështje duhet të merren vendime politike që të ecet përpara. De Riu ritheksoi kërkesën ndaj Kosovës që të ulen tensionet në mënyrë që të mënjanohen faktorët të cilët mund të shkaktojnë përkeqësim të gjendjes në veri.

“Dialogu Kosovë-Serbi është ajo paradigmë çka ndodh në Ballkan. Ndonjëherë bëhen çështje parimore disa çështje që nuk janë të rëndësishme për jetën e njerëzve që jetojnë në këto vende.

Nëse kishte pasur njerëz që janë më konkret, më racional në vendimet e tyre, nuk kishim ardhur në këtë pikë, dhe çështjet do të ishin zgjidhur shumë më shpejt. Kur flas për pragmatizëm nuk e kam fjalën për mosrespektimin e kushtetutshmërisë së një vendi, por flasim për vendime politike nga të cilat do të kishin përfitime vetëm popullsia që jetojnë këtu.

Të gjitha ligjet e një vendi duhet të respektohen, por duhet të merren vendime politike për disa çështje që nuk janë aq shumë parimore sa po duken, dhe nga këto ecim tutje dhe përfiton popullata”, ka thënë ambasadori Italian, Antonello De Riu.

Këto deklarata ai i bëri pas një vizite në Radiotelevizionin e Kosovës, me ç’rast u prit nga drejtori gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj. Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes RTK-së dhe ambasadës italiane në Kosovë.

Ambasadori Italian i shoqëruar edhe nga zëvendës shefi i misionit, Ugo Ferrero, premtoi mbështetje konkrete për RTK-në, me ofrimin e përmbajtjeve të ndryshme programore, marrëveshje kjo e cila pritet të formalizohet javëve të ardhshme.

Etiketa: ambasadori De RiuBEKosove

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
Rama: Sa kërkesa i kam bërë Albinit për takim, nuk ia kam bërë në rininë time as ndonjë Xhuljete…

Rama: Sa kërkesa i kam bërë Albinit për takim, nuk ia kam bërë në rininë time as ndonjë Xhuljete...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com