GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masat e paralajmëruara, Gërvalla: Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm

13:04 - 30/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e paralajmëruara, Gërvalla: Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëkohësisht edhe ministre e Jashtme Donika Gërvalla, masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës i ka quajtur të panevojshme.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve të BE-së, por për pezullim të përkohshëm.

Kreu i diplomacisë kosovare u shpreh se mesazhet e tilla janë të rrezikshme dhe mund t’i krijojnë përshtypjen presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se mund të vazhdojë destabilizimin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Këto komente Gërvalla i bëri pas ceremonisë së hapjes së fushatës “Festo me zemër e jo me armë”, të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, janë masa të cilat BE i sheh si të arsyeshme. Ne mendojmë se masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës. Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek presidenti serb, Vuçiq se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por dhe të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull”, theksoi ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla konsideron se këto masa nënkuptojnë suspendim të përkohshëm të fondeve të BE-së e jo bllokim.

“Nuk ka bllokim të fondeve, ka suspendim të përkohshëm të fondeve dhe BE e ka bërë të qartë që këto janë masa të cilat janë për momentin dhe të cilat janë natyrisht të rikthyeshme”, tha ajo.

E pyetur se a ka pasur koordin me SHBA-të për shpalljen e“Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste, ajo nuk deshi të flas në këtë aspekt, por tha se organizatat që ushtrojnë terror mbi qytetarët dhe institucionet nuk kanë vend në Kosovë.

“Baza ligjore është aty edhe ne mendojmë se asnjë organizatë terroriste e çfarëdo prejardhje etnike apo çfarëdolloj përbërje kriminale të ketë nuk duhet të lejohet të veprojë në Republikën e Kosovës. Ne jemi zotuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit dhe aty organizatat që ushtrojnë terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës nuk kanë vend”, u shpreh ajo.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës,  shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”. Për këtë vendim votoi pro i gjithë kabineti qeveritar, në përjashtim të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit Amerika, të cilët thanë se ky vendim është ndërmarrë nga ekzekutivi kosovar pa koordinim me ta.

Ndërsa, dy ditë pasi Komisioni Evropian i prezantoi Parlamentit Evropian masat ndëshkuese për Kosovën, kryeministri Albin Kurti paraqiti në Prishtinë një plan 8-pikësh për “shtensionimin e situatës në veri të vendit”.

 

Etiketa: Gervallamasa

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur

07:58 - 08/01/26
Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia
Breaking Views

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia

22:25 - 06/01/26
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës: Mirëpresim çdo verifikim

11:01 - 06/01/26
Para
Emërohet drejtuesi i ri në Komisariatin e Sarandës

Emërohet drejtuesi i ri në Komisariatin e Sarandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com