GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masat e sigurisë ndaj Beqajt, Shabani: Dosja ishte varrosur, ja argumentet që…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Partitë e vogla opozitare bashkohen për ndryshimin e sistemit zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi sot dy masa sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen për koncensionin e sterilizimit.

Ndaj Beqajt u caktuan masat “Detyrim Paraqitje” dhe “Ndalim të udhëtimeve jashtë vendit”. Beqaj në një reagim të parë lidhur me vendimin e GJKKO tha se nuk ka ndërmend të apelojë çështjen, duke pranuar kështu dy masat e caktuara, edhe pse sipas tij, avokatët e kanë këshilluar se ka shkelje ligjore.

Ish-ministri po hetohet për “Shpërdorim detyre” për koncesionin e sterilizimit, ku kallëzimi është bërë në SPAK nga “Nisma Thurrje” në vitin 2019.

I ftuar në emisionin Review, kreu i “Thurrjes”, Endri Shabani zbuloi disa nga pikat e ngritura në padi.

Shabani tha se dosja ishte varrosur nga drejtësia e mëparshme, në një kohë kur kontratat ishin më se të dukshme se ishin abuzive dhe klienteliste.

“Dosaj ishte varrosur. Kur ne shkuam në SPAK gazetarët thoshin pse e sollët se kjo është mbyllur njëherë. Drejtësia që kemi pas për 30 vjet nuk e kishte parë që këtu kishte abuzime, që këtu kishim shpërdorim të fondeve publike, të gjithë të tjerët e kishin parë.

Ne si aktivistë politikë flisnim, vetëm drejtësia nuk e kishte parë. Ishte bërë ashiqare, po të shihje kontratat.

Argumentata që ne sollëm, ishte pse duhej privatizuar shërbimi kur ne ende sterilizimin e bënim në spitale?! KLSH tregonte se fatura e energjisë së QSUT shkonte 35 mijë euro se bënte sterilizmin e privatit. Me mjetet e shtetit, me ujin e shtetit, me energjinë e shtetit ne ia çonim lekët privatit. E dyta pse pa konkurim publik dhe pse një kompani private që qepte çarçafë dhe jo një kompani e specializuar për këtë fushë.

Dhe e treta pse me një çmim kaq të lartë. Ne u mblodhëm një ekip, mjeku Koni, ekonmisti Pano Soko dhe bëm një përllogaritje se me 4 milionë euro mund ta bënte vetë shteti dhe jo t’i jepej privatit me çmim më të lartë se në gjermani.

E fundit ishte pozita e shtetit, pasi në kontratë  nëse shteti bënte më shumë operacione merrte gjobë, pasi rritej çmimi. Dhe nga 10 milionë euro shkoi 17 milionë euro vitin e parë”, tha Shabani.

Etiketa: BeqajGJKKOShabanmiSpak

Lajme të lidhura

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar
Aktualitet

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

18:42 - 24/09/26
Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

18:11 - 24/09/26
Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale
Aktualitet

Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

17:46 - 24/09/26
Para
Pamje apokaliptike, qindra zogj të ngordhur bien nga qielli

Pamje apokaliptike, qindra zogj të ngordhur bien nga qielli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar
Aktualitet

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

18:42 - 24/09/26

Për avokatin Franc Nuri, ajo që ka ndodhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, është afera më e rëndë që...

Lexo më shumë
Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

18:11 - 24/09/26
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

18:01 - 24/09/26
Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

17:46 - 24/09/26
Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim

Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim

17:32 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com