GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

10:17 - 30/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Vihet në pranga ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shpallur fajtor ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, duke i zbritur nga 6 në 4 vite burg dënimin për të.

Kryesuesja e seancës gjyqësore Valdete Hoxha ka vendosur lënien në fuqi të vendimit për dënimin e zyrtarit, duke ndryshuar vetëm masën e dënimit që kishte dhënë kohë më parë Gjykata e Faktit në Gjirokastër e cila i kishte akorduar 6 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar pasi Taçi pranoi që kishte konsumuar veprat penale dhe shkaktuar dëm të qytetarëve dhe shtetit.

Duke parë se Taçi pati kërkuar gjykim të shkurtuar, ai do të qëndrojë në burg për 2.8 vite. Prej kësaj zbritet dhe koha e vuajtur në shtëpi, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës, ndaj ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës i mbetet më shumë se 1 vit e gjysmë që të vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Pritet nga momenti në moment urdhër-ekzekutimi nga prokurori i çështjes që Florian Taçi të hyjë për herë të parë në qelinë e burgut për të vuajtur dënimin e ngelur me 1.8 vite burg ndërsa deri më tani ka vuajtur dënimin në banesë.

Për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në aferat e paligjshme Alban Memisha u la në fuqi dënimi me 4 vite burg, por që do të vuajë 2.5 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë u la i lirë nga akuzat Julian Nakuçi për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte dhënë vendimin për detyrim paraqitje me 8 muaj.

Akuzat

Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër dhe Alban Memisha punonjës në këtë institucion, u arrestuan në flagrancë në një aksion blic më 28 Shkurt të vitit 2024 pasi u gjetën duke përpiluar tapi të falsifikuara në zyrën e ish-zyrtarit socialist, pranë Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Taçi kishte akses të plotë në serverin qëndror të Kadastrës së Shqipërisë, nga ku penetronte me dëshmitë e pronësive duke u dhënë prona me vula dixhitale personave të tjerë.

Taçi akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim i detyrës, ndërsa u arrestua më 28 Shkurt të këtij viti dhe më pas u la në arrest shtëpiak nga Apeli në muajin Mars, ku qëndroi sipas vendimit që tashmë do i llogaritet pas formës së prerë. Shkalla e parë dha verdiktin më 4 dhjetor 2024, ndërsa tani pritet ekzekutimi i tij.

Etiketa: denimdrejtorfalsifikimKryesore1

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Zjarrfikësit i falenderohen motit! Reshjet shuajnë zjarret, mbetet vetëm një vatër në Skrapar

Zjarrfikësit i falenderohen motit! Reshjet shuajnë zjarret, mbetet vetëm një vatër në Skrapar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com