GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrim me Call Center, çohen për gjykim Jusel Mici dhe Mendim Domi, pronat dhe llogaritë nën sekuestro

14:23 - 27/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Mashtrim me Call Center, çohen për gjykim Jusel Mici dhe Mendim Domi, pronat dhe llogaritë nën sekuestro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.166 të vitit 2021 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Jusel Mici, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal;
Mendim Domi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Jusel Mici, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesës për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, e cila po hetonte në kuadër të procedimit penal kundër të hetuarve TONARELLI Stefano Matteo, PERICO Gianmario, MICI Jusel, etj, për veprat penale të “Mashtrimit në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga Kodi Penal Italian, neni 416, nenet 110, 640 Paragrafi 2 nr. 2 bis – mashtrim i rëndë në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara dhe nga legjislacioni penal shqiptar, nenet 143/b, 28/4, 333/a të Kodit Penal Shqiptar. Nën koordinimin e Eurojust, mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Pizës, Itali, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore dhe hetimet u ndoqën nga 2 prokuroritë respektive.

Në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi janë respektivisht organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të krijuar për të kryer veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave. Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit. Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja (Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali), duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin qëndra thirrje (call center), në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin viktima (klientë) të shumta, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Hetimi ka provuar plotësisht se të pandehurit kanë vepruar në shumë raste, për të cilat janë paraqitur kallzimet penale nga të dëmtuarit në Itali. Gjithashtu nga kontrollet dhe provat e sekuestruara, ka dyshime se numri i të dëmtuarve është shumë herë më i madh se i personave të dëmtuar që kanë kallzuar.

Dëmi ekonomik i shkaktuar, që është provuar nga hetimi, duke iu referuar në mënyrë ekskluzive të ardhurave nga mashtrimet e kallzuara, si dhe ato të arritura nëpërmjet përdorimit të kompanive fiktive, arrin në vlerën 3 000 000 Euro (ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallzuar mashtrimet ndaj tyre).

Të pandehurit me përvetësimin e shumave monetare, kanë kryer një numër të madh veprimesh të transferimit në llogari të kompanive të shumta të hapura në Shqipëri, me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të parave. Gjithashtu, me këto para të fituara në mënyrë të paligjshme nga mashtrime, kanë kryer transaksione të shumta, duke blerë pasuri të paluajtshme

Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;
Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;
Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,
Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.
Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.166/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

gijotina.com/

Etiketa: call centerKryesore1mashtrim

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Fier/ Trafikuan 11 emigrantë, në pranga 56-vjeçari! Në kërkim 2 të tjerët

Fier/ Trafikuan 11 emigrantë, në pranga 56-vjeçari! Në kërkim 2 të tjerët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com