GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet skema e Call Centerave: 50 mln € në Tiranë, 10 të arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRAT+VIDEO)

17:37 - 14/04/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet skema e Call Centerave: 50 mln € në Tiranë, 10 të arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet austriake, goditën 3 call centera në 12 zyra kryeqytet, që kanë mashtruar me mijëra qytetarë evropianë të cilët kanë humbur deri në 50 milionë euro. 10 persona u arrestuan, disa organizatorë e disa në flagrancë, dhe 4 u shpallën në kërkim. Në aksion, u sekuestruan 900 mijë euro cash, ndërsa në zyrat e call center u gjetën edhe 80 operatorë të cilët u morën në pyetje dhe iu sekuestruan celularët.

Vetëm 100 metër larg qendrës së Tiranës, në hyrje të rrugës së Kavajës, në 3 kate të kësaj godine shumëkatëshe ishte ngritur një rrjet gjigand i mashtrimit të qytetarëve evropianë përmes call center-ave. Efektivët e Policisë së Tiranës, të hënën në mbrëmje, ruajnë godinën teksa agjentë të Krimit Kibernetik, prokurorisë së Tiranës dhe partnerë ndërkombëtarë, bastisin zyrat. Nga aty, dolën me çantat plotë me prova.

Brenda zyrave u gjetën 80 operatorë telefonikë, që u shoqëruan për t’u marrë në pyetje. Atyre iu sekuestruan edhe celularët. Njëkohësisht, të tjerë efektivë ishin në 2 call center të zbuluar pranë Kopshtit Zoologjik.

7 urdhër arreste u lëshuan në total me urdhër të Prokurorisë së Tiranës për mashtrim kompjuterik, për persona të dyshuar si kryesorët e skemës, të cilëve iu kontrolluan edhe banesat. Policia arriti të ekzekutojë 5 masa Eduard Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi dhe Xhoel Mekolli, ndërsa 2 të tjerë, u shpallën në kërkim Marsel Lami dhe Xhoni Hitaj, ky i fundit i arrestuar më parë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Për 2 persona të tjerë u vendos masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, por u ekzekutua vetëm për Aida Voklin 33 vjeç.

Dy prej tyre Tedi Agastra, i hetuar edhe më parë për skema mashtrimi, dhe Mateo Hoxha 24 vjeç dyshohet se konvertonin shumat që i vidheshin qytetarëve evropianë, në portofole kriptomonedhash, për të fshehur gjurmët e parave.

Burime nga grupi hetimor, thanë se të arrestuarit janë administratorë të call center-ave mashtrues, punonjës IT, që merren me ngritjen dhe menaxhimin e sistemeve që zhvasin të huajt, të tjerë mirëmbajtës interneti dhe financierë.

Kur policia ndërhyri në këto call center-a, arriti të gjejë në to, edhe 5 persona, të cilët u prezantuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve. Ata u arrestuan në flagrancë. Një tjetër me funksione të tilla, një 24-vjeçar, u shpall në kërkim.

23-vjeçari Tedi Agastra, sipas burimeve nga organi i akuzës rezulton i dyshuar për veprën penale “ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.  Ai është arrestuar edhe më herët, në 2024-ën, në një grup me kryefinancierin e televizionit “Syri Tv”, Evis Sopi, i cili kishte një Exchange që dyshohej se e përdorte për të këmbyer kriptomonedhat në para cash.

Gjatë kontrolleve në 3 call center të shpërndarë në 12 zyra, agjentët sekuestruan gati 900 mijë euro cash, si kompjuterë, USB, servera dhe kamera sigurie.

Hetimet zgjatën 2 vite me radhë, kohë gjatë se cilës u mblodhën prova e dëshmi nga qytetarë evropianë të mashtruar, dhe u bashkëpunua me autoritetet austriake.

Aktualisht nën hetim po mbahen dhe disa baza të tjera të dyshuara se shërbejnë si call center mashtrimi në kryeqytet.

Në pranga

Eduart Dalla (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Mateo Hoxha (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Tedi Agastra (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Ledio Toçi (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Xhoel Mekolli (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Kristjan Buda (arrestuar në flagrancë)

Benard Biba (arrestuar në flagrancë)

Kleidi Dyrma (arrestuar në flagrancë)

Ema Taip (arrestuar në flagrancë)

Eno Hana (arrestuar në flagrancë)

Ndalim dalje jashtë vendi

Aida Vokli (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Në kërkim

Marsel Lami (në kërkim)

Xhoni Hitaj  (në kërkim)

Ledjon Cenaj (masa e sigurisë detyrim paraqitjeje e paekzekutuar)

D.J.

U SEKUESTRUAN

891,735 euro

443 kompjuterë;

238 telefona celularë

6 laptop

HDD, DVR

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1mashtrimi me call center

Lajme të lidhura

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”
Aktualitet

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

21:06 - 14/04/26
Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës
Aktualitet

Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

20:57 - 14/04/26
Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave
Aktualitet

Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

19:55 - 14/04/26
Para
Pamje dramatike nga zjarri pranë QSUT-së, flakët përpijnë pallatin. evakuohen banorët

Pamje dramatike nga zjarri pranë QSUT-së, flakët përpijnë pallatin. evakuohen banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”
Aktualitet

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

21:06 - 14/04/26

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një pallat 12-katësh pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ndërsa forcat zjarrfikëse...

Lexo më shumë
Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi, mungonin shkallët e emergjencës

20:57 - 14/04/26
Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

Drejtori i “Publik Media” denoncon kërcënime me jetë nga llumi i Call Center-ave

19:55 - 14/04/26
Deutsche Welle për bankën 100% digjitale shqiptare: Po sfidon ekonominë informale

Deutsche Welle për bankën 100% digjitale shqiptare: Po sfidon ekonominë informale

19:08 - 14/04/26
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:20 - 14/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com